Ndihen efektet e para të ministres së re të Shëndetësisë, e cila ka bërë sot lëvizje në drejtimin e QSUT-së dhe Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Evis Sala ka pranuar dorëheqjen e drejtorit të QSUT-së Florenc Spaho dhe në vend të tij ka emëruar Anxhela Paparizo, të cilën Ministrja e ka prezantuar përpara bluzave të bardha. Drejtoresha e re rikthehet në Shqipëri pas 17 vitesh qëndrimi në diasporë, duke sjellë me vete mbi 20 vite eksperiencë dhe kontribut në administratën publike, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kanada, në role drejtuese dhe menaxhuese.
Drejtori i larguar Florenc Spaho u emërua në krye të qendrës spitalore më të madhe në vend më 22 korrik të këtij viti, duke qëndruar në detyrë vetëm 2 muaj.
Më herët ministrja e re e Shëndetësisë shkarkoi kreun e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Spartak Zekja prej disa vitesh në këtë post. Drejtimin e këtij institucioni Evis Sala ia besoi Arti Papajanit (emri i korrigjuar pas verifikimit të rastit), me një eksperiencë të gjatë në administratën publike.
Me shkarkime e nisi punën edhe ministrja e Brendshme Albana Koçiu, e cila një ditë më parë largoi nga detyra zëvendësin e saj Andi Mahila, pas një denoncimi me foto ku duket se po pinte cigare në një restorant.
*Ndryshim dhe korrektimi i emrit të Arti Papajanit u bë pas verifikimit nga Faktoje.al
Menjëherë pas emërimit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ministrja Evis Sala nis me shkarkime.
Report Tv mëson se është larguar nga detyra Spartak Zekja, drejtori i Fondit të Detyrueshëm i kujdesit shëndetësor ( FSDKSh)
Arti Papajani është emëruar në krye të këtij institucioni.
Me shkarkime e nisi punën edhe ministrja e Brendshme Albana Koçiu, e cila një ditë më parë largoi nga detyra zëvendësin e saj Andi Mahila, pas një denoncimi me foto ku duket se po pinte cigare në një restorant.
Komente

Në shëndetësi është kalçifikuar hajdutëria që nga ambulancat e deri në spitale.Duhet ngritur një shërbim i brëndëshëm tpëip SHKB se ndryshe është e pa mundur ti çash....kush nuk paguan vdes.
Përgjigju