Aeroporti i Kukësit

Kronikë

Nesër nisin fluturimet nga aeroporti i Kukësit! Udhëtimi i parë tregtar Zyrih-Kukës dhe Kukës-Zyrih

8 Korrik 2021, 14:48| Përditesimi: 9 Korrik 2021, 21:07

  • Share

TIRANË- Më datë 9 korrik nisin zyrtarisht fluturimet nga aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit. Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës do të kryhet nga kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines. Bileta me gjithë taksa nga Zyrihu në Kukës do të jetë 99 euro, dhe nga Kukësi drejt Zyrihut do të jetë 69 euro.

Aeroporti “Zayed, Flatrat e Veriut” u inaugurua me 18 prill të këtij viti pas uljes në pistë të emigrantëve nga Londra. Ndërkohë më herët është njoftuar se fluturimet normale nga ky aeroport do të nisnin në 15 korrik.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit 'Zayed-Flatrat e Veriut' ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa në pjesën e pistës, është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen nga Aeroporti i Kukësit.

Njoftimi i TIA-a

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?