Këmbanat u dëgjuan sërish për të 19 herë në nder të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit, këtë vit larg ceremonive të mëdha për shkak të masave parandaluese për shkak të covid 19.
Tingujt e këmbanave ranë sërish…. për t’u kujtuar edhe njëherë amerikanëve heroizmin e të rënëve në sulmet e 11 shtatorit, për të sjell edhe njëherë në mendje dhimbjen për plagët që nuk u mbyllën kurrë.
Të mbledhur të gjithë së bashku në Memorialin ‘Flight 93’, vendi ku avioni i katërt i planifikuar për sulmin terrorist u përplas duke shkaktuar vdekjen e 40 anëtarëve të ekuipazhit dhe pasagjerëve por duke shpëtuar vendin nga një sulm tjetër vdekjeprurës.
I pranishëm në ceremoninë përkujtimore ishte edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili në cdo fjalë të tij vlerësoi heronjtë që sipas tij arritën të bashkojnë të gjithë amerikanët pa dallim besimi.
“Çdo zemër në SHBA është e bashkuar me ju, dhimbja dhe zija që mbani ju është e shpërndarë në të gjithë kombin, kujtimi I të dashurve tuaj do të inspirojë të gjithë brezat në vazhdim. heronjtë e fluturimit 93 janë shembull të cilët na tregojnë se pavarësisht kërcënimit, rrezikut amerika do të ngrihet, do të qëndrojë e fortë dhe do të luftojë”
Në sulmet e 11 Shtatorit 2001, humbën jetën 2977 persona dhe u plagosën më shumë se 25 000. ceremonia këtë vit ishte shumë larg asaj të zakonshmes për shkak të masave kundër Covid-19.
Lajmi kryesor:
19 vjet nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA! Ngjarja që tronditi botën përkujtohet sot në masa të shumta sigurie (VIDEO)
//ReportTv.al