Primaret e kaluara në PD (foto arkiv)

Politikë

Nisin primaret në PD/ Report Tv zbardh mesazhin dërguar kryetarëve të degëve: Dorëhiquni nëse doni të merrni pjesë

23 Janar, 15:56| Përditesimi: 23 Janar, 16:26

  • Share

Procesi i vonuar i primareve në PD, për të zgjedhur përmes votës së anëtarësisë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit duket se po nis. Hapi i parë, është një mesazh i mbërritur këtë të enjte tek krerët e degëve të PD, që i njofton se shpejt primaret do të nisin, e për këtë arsye, nëse duan të jenë pjesë e procesit duhet të japin dorëheqjen nga pozicioni i tyre si drejtues lokalë.

“Nëse keni vendosur të garoni në primare, duke u përfshirë në rrethin e kandidaturave elektorale, brenda ditës së diel datë 26 janar 2025 duhet të depozitoni dorëheqjen tuaj nga pozicioni i kryetarit të degës pranë Sekretariatit të Organizimit”-thuhet në mesazhin e siguruar nga Report Tv.

Ndërkohë në PD ende nuk është miratuar rregullorja, e cila do të përmbajë rregullat e zhvillimit të primareve. Në to, me gjasë do të ‘kursehen’ drejtuesit e qarqeve, të cilët sipas burimeve nuk do t’I nënshtrohen votës së anëtarësisë, por do të jenë automatikisht pjesë e listës së mbyllur të kryetarit.

Ky proces zhvillohet në një kohë kur zëra brenda PD, madje edhe në ekipin  drejtues të saj, jo-zyrtarisht thonë se ky proces do të sjellë pakënaqësi të panevojshme në prag të zgjedhjeve të 11 majit. 

K.T./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?