Sociale

Nisin procedurat/ Kukësi ‘shtron’ rrugën për regjistrimin e flisë si 'Specialitet Tradicional i Garantuar'

9 Qershor, 17:28| Përditesimi: 9 Qershor, 17:43

  • Share

Kukësi ka ‘shtruar rrugën’ për regjistrimin e FLI-së si Specialitet Tradicional i Garantuar (STG). Pesë gra kuksiane përgatitën flinë sipas recetës autentike, në kuadër të programit TUI Future Shapers të mbështetur nga TUI Care Foundation dhe GIZ Albania.

Të pranishëm ishin edhe anëtarë të Komisionit të Skemave të Cilësisë nga Ministria e Bujqësisë, të cilët ndoqën nga afër procesin e përgatitjes tradicionale të flisë, duke bërë vlerësime fillestare për autenticitetin e produktit, një hap i rëndësishëm për ta çuar këtë traditë drejt njohjes zyrtare dhe promovimit në tregjet vendase e ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama e vlerësoi iniciativën përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi: “Regjistrimi i FLI-së si produkt STG, (Specialitet Tradicional i Garantuar). Kjo ngjarje shënon hapin e parë drejt regjistrimit të FLI-së si pjesë e trashëgimisë sonë kulinare, duke ruajtur recetën autentike”

Regjistrimi i një produkti si Specialitet Tradicional i Garantuar (STG) bëhet nga një grup prodhuesish që dorëzojnë aplikimin pranë Ministrisë së Bujqësisë. Ata përgatisin një dosje me përshkrimin e produktit, recetën tradicionale dhe metodën e përgatitjes. Më pas, dokumentet shqyrtohen nga Komisioni i Skemave të Cilësisë. Nëse nuk ka kundërshtime nga palët e interesuara, produkti regjistrohet dhe fiton mbrojtje ligjore si pjesë e trashëgimisë kulinare shqiptare.

Deri më sot, disa produkte shqiptare janë regjistruar si Specialitete Tradicionale të Garantuar (STG), si Mjalti i Bedunicës, Glikoja e Arrës së Përmetit dhe Kumbulla e thatë e Shumbatit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?