Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Nisin punimet në aksin Vorë-Rinas-Fushë Krujë, ja si devijohet trafiku i automjeteve

16 Tetor 2018, 09:01| Përditesimi: 16 Tetor 2018, 09:08

  • Share

Nisin punimet për rikonstruksionin e segmentit Vorë – Kthesa e Rinasit - Fushë Krujë, faza dytë e ndërhyrjes për kryerjen e punimeve rehabilituese. Ky segment rrugor do të jetë i bllokuar për të gjitha mjetet gjatë periudhës së kryerjes së punimeve. Sipas njoftimit të ARRSH, automjetet e vogla rezident të zonës mund të vazhdojnë të përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri ne Fushe Krujë. 

Mjetet e transportit te mallrave/kamionet qe udhetojne nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot - Fushe Kruje ne drejtim te Tiranes dhe Durresit duhet te ndjekin drejtimin te Kamzes dhe te vazhdojne udhetimin nepermjete Autostrades. Sic edhe eshte njoftuar me pare Dogana e Tiranes eshte e aksesueshme nga nga ana e Vores. Mjetet mund te aksesojne Doganen vetem nepermjete segmentin rrugor Vore - Dogana e Tiranes per te kryer sherbimet Doganore dhe te kthehen perseri ne drejtim te Vores. Rruga eshte e hapur gjithashtu per te gjitha automjetet qe duan te kryejne sherbimet e Kontrollit Periodik ne qendren SGS vetem nepermjete drejtimit te Fushe Krujes.

Njoftimi i ARRSH

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?