OSHEE

Kronikë

Punime në sezonin turistik/ OSHEE: Nesër stakohet energjia në Vlorë, ja oraret dhe zonat që preken

29 Korrik 2018, 22:07| Përditesimi: 29 Korrik 2018, 22:41

  • Share

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se në orët e para të ditës së nesërme nga 04:00-06:00 do të ketë ndërprerje në disa zona të Vlorës.

Ndërprerjet në kulmin e sezonit turistik sipas OSHEE, vijnë pasi OST ka planifikuar të kryejë punime në kuadër të projektit të n/stacionit Orikum, 110/35/ 20 kV.

Për këtë shkak, OSHEE do të stakojë energjinë në linjën 35kV L30-31/2 Uji Ftohtë–Radhimë, ndërsa punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 04:00-06:00.

Zonat që mbeten pa energji në Vlorë janë; Radhimë, Tragjas, Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Jonufër, Orikum dhe Shën Thanasë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?