Nisin punimet për rikualifikimin e Parkut të Drilonit! Ministria: Çdo ndërhyrje në përputhje me rregullat për ruajtjen e mjedisit

10 Maj 2022, 11:08| Përditesimi: 10 Maj 2022, 11:17

  • Share

Në Parkun e Drilonit në Pogradec kanë nisur punimet intensive për rikualifikimin e parkut ujor në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Ministria e Turizmit bën me dije se si pjesë e zonave të mbrojtura, çdo ndërhyrje në Drilon do të jetë në përputhje me ruajtjen e mjedisit, siç janë argjinaturat prej degëve të shelgut, sipas vizionit të zhvillimit të qëndrueshëm, duke rritur njëherazi potencialin turistik të gjithë zonës.

Gjatë inspektimeve në terren, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro tha se nuk do të lejohen subjekte me aktivitet informal që janë jashtë standardeve mjedisore.

“Ne duhet të japim opinionin ku nuk lejohen ndërtime të pakoordinuara, pa kontrata, pa leje dhe projekte të pamiratura nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Jemi shumë të vendosur që ndërtimet pa leje, të cilat bien edhe ndesh me zbatimin e projektit, të mos jenë më pjesë e parkut. Ne nuk pengojmë zhvillimin e bizneseve, por do të duhet të bëhen në përputhje me ligjin dhe kontrata e projekte shumë të kujdesshme. Harxhojmë miliona lekë për të bërë argjinatura miqësore me mjedisin, kështu që nuk mund të lejojmë themele me beton në mes të parkut”, u shpreh Kumbaro.

Ky projekt lejon gjithashtu, që vizitorët të mos shëtisin vetëm në pedonalen e Drilonit, por përmes kalimeve kryesisht këmbësore, të shkohet deri tek burimet e Drilonit e në Tushemisht. Por turistët mund ta vizitojnë gjithashtu parkun përmes varkave, biçikletave, mjeteve jomotorike elektrike, etj. Kështu, të 170 hektarët e kësaj zone, të konceptuar në 15 nënprojekte, ku pjesa më e madhe ka qenë e paeksploruar, do të jenë të aksesueshme në mënyra të ndryshme.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ptb: 10/05/2022 18:22

    A ka afate se kur pritet te perfundoje ndertimi?

    Përgjigju
    • Ballkanas: 22/05/2022 01:21

      Por do nje afat kur do i kethehet indetiteti Emri i vertete VOLOREKE apo do mbajme gjalle kujtimin e Enver Hoxhes qe ja vuri emrin Drilone duke dhunuar historine e toponimeve gjeografike njekohesisht dhe fshirjen e HISTORISE

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?