Kjo e premte shënon ditën e parë të regjistrimeve në universitetepër të gjithë maturantët fitues.Regjistrimi do të kryhet pranë sekretarive të fakulteteve.
Fituesit e fazës së parë kanë në dispozicion 48 orë për regjistrim që nga momenti kur shpallet fitues, në të kundërt ata humbasin të drejtën e regjistrimit në atë degë. Me dokumente në duar ,studentët fitues u janë drejtuar fakulteteve për t’u regjistruar në degën e përzgjedhur.
“Sapo u regjistrova për “shkenca politike”. Duke qenë se unë e kam patur të qartë pikësynimin se çfarë do filloja në shkollë të lartë për mua ishte lajm shumë i mirë që kapa degën që doja dhe tashmë jam shumë e lumtur që jam ndër të parat që u regjistrova.”, u shpreh një maturant fitues
“U regjistrova për psikologji me mesatare 9.5. Isha e vendosur.”, tha një tjeytër.
“Regjistrova vajzën për psikologji.”, u shpreh një tjetër maturant.
Ashtu si vitet e shkuara, Mjekësia ka patur një numër të lartë aplikimesh, me rreth 29 mijë të tilla nga 9800 maturantë, të cilët mund të kenë zgjedhur më shumë se një program studimi në këtë universitet.
“Është numri më i lartë i aplikimeve që kemi patur, të paktën sipas statistikave në 5 vitet e fundit. Po ta marrim si numër total më shumë kanë aplikuar në infermieri. Ajo që ka konkurencë më të lartë është mjekësia ku janë rreth 360 kuota dhe kemi mbi 9000 aplikime.”, shprehet Rektori Arben Gjata.
Nga data 2-13 shtator Universiteti iMjekësisë por dhe universitetet e tjera nisinedhe transferimet midis degëve të ngjashme dhe universiteteve të tjera. Rektori Arben Gjata tregon mbi dokumentacionet e nevojshme për të kryer këtë procedurë.
“Dokumentat janë lista e notave dhe numri i krediteve që kanë marr në universitet, dhe listat e notave të gjimnazit ,pra njësoj. Edhe transpfrrimet bëhen me të njëjtën formulë, ku rreth 50% të pikëve i ka mesatarja që kanë patur në gjimnaz dhe 50% të pikëve është numri i krediteve dhe nota mesatare që kanë për kredit gjatë viteve që kanë studiuar në universitet. Mund të jenë mbi 200 kuotash transferimesh në të gjithë degët e universitetit.”, u shpreh Gjata.
Një komision ad hoc i ngritur posaçërisht për këtë do të marrë dhjetë ditë kohë për të shqyrtuar dosjet e fituesve që shpallen më24 shtator.