Pamje nga Korça

Reshje dëbore në zonat malore të Korçës, nuk raportohet për probleme në qarkullim! Autoriteti Rrugor apel shoferëve: Kufizoni shpejtësinë

10 Janar 2022, 17:28| Përditesimi: 10 Janar 2022, 17:31

  • Share

Reshjet e dëborës janë rikthyer në Korçë por me intensitet të ulët në lartësinë mbi 1300 m. Report Tv mëson se në Dardhë trashësia e dëborës ka arritur deri në 5 cm. Ndërkohë në aksin turistik mjetet mund të qarkullojnë normalisht.

Sakaq, Autoriteti Rrugor i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë drejt pikës turistike të kufizojnë shpejtësinë dhe të përdorin goma dimërore.

Burime për Report Tv bëjn me dije se në Voskopojë, Qarr dhe Devoll po bien reshje shiu me intensitet mesatar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?