Nisin studimet e fizibilitetit për stadiumin e ri të Kukësit, raporti gati brenda dy javësh

30 Janar 2019, 13:39| Përditesimi: 30 Janar 2019, 15:26

  • Share

Kukësi është klubi i vetëm këtë vit në Superligë që ndeshjet në shtëpi i luan jashtë fushe. Kjo për shkak të stadiumit të amortizuar, i cili është në ditët e tij të fundit.

Pas shumë spekulimesh kanë nisur edhe matjet e fizibilitetit në sipërfaqen ku do të ndërtohet stadium i ri. Inxhinieri që po merret me matjet shprehet:

“Jemi duke bërë matje sizimike për të përcaktuar terrenin, për të përcaktuar sjelljen e tij në rast tërmeti. Jemi duke nxjerrë me anë të metodave disa parametra gjeoteknike që janë të vlefshëm për ndërtimin e tribunës dhe pjesëve të tjera.”

Më tej inxhinier sqaron se matjet po kryhen sipas standarteve amerikane dhe britanike, ndërsa përsa i takon kohës kur këto studime do të jenë gati ai deklaron:

“Janë kryer shpimet dhe janë gati monstrat. Për jo më shumë se dy javë raporti do të jetë gati.”

Stadiumi i ri i Kukësit do të jetë gati në fund të këtij viti dhe vlera për ndërtimin e tij llogaritet 5 mln euro. Ai është financuar nga qeveria dhe federata shqiptare e futbollit dhe do të ketë një kapacitet prej 6500 personash. Në të do mund të luhen të gjitha ndeshjet kombëtare, por edhe ato të kualifikuese të kupave europiane.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?