Me rikthimin e fëmijëve në shkolla më 11 shtator prindërve iu shtohet një faturë financiare sepse duhet të mendojnë për veshjen dhe pajisjen me materiale shkollore.
Nikoleta hyn në klasë të gjashtë dhe Erjola motra e saj e vogël në të dytën. Për përgatitjen e tyre për në shkollë po kujdesen gjyshërit të cilët po përpiqen t’u përgjigjen dëshirave të tyre brenda mundësive ekonomike.
Rrobat e reja i kanë blerë tashmë ndërsa sot I takuam duke zgjedhur çantat e shkollës dhe mjetet shkollore.
Gjyshja Naxhie dhe gjyshi i Nikoletës dhe Erjolës, na tregojnë se për secilën nga mbesat kanë shpenzuar në treg të shumicës, të paktën 10 mijë lekë të rinj. Faturë kjo për atlete, xhinse, një bluzë, lapsa e fletore. Kurse librat i kanë falas
‘Janë rritur çmimet ka ndikuar dhe lufta Rusi-Ukrainë. Për dikë që s’ka mundësi çmimet janë të papërballueshme’- u shprehën gjyshërit.
Gjyshërit e dy vogëlusheve pavarësisht shpenzimeve, janë të gëzuar, sepse vajzat kanë prindër, të dy në punë.
Këtë vit shkollor, për herë të parë krahas nxënësve të klasave të para, edhe ata të klasave të dyta dhe të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim, pa qenë nevoja t’i përcjellin te brezi pasardhës.
Nga skema mbështetëse e teksteve falas do të jenë të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, si dhe nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.
Nje pjese e ketyre shpenzimeve jane te kota e te teperta,p.sh.perse duhet blere cante e re cdo vit?! Perse duhen blere veshje e kepuce te reja cdo vit,aq me teper kur i ke ne gjendje te mire e te rregullta?! Mire fletoret,po lapsa e stilolapsa pse duhet te blesh te reja cdo vit,kur dihet sa konsumohen ata ne nje vit?! Financat i keni si vende te botes se trete e doni te shpenzoni si vende te botes se pare! Te gjitha keto absurditete si p.sh duhet t'i kesh te gjitha te reja patjeter kur fillon viti i ri shkollor,jane presion konsumizmi nga tregetia e industrialistet qe njerezit te blejne me shume e te blejne gjera jo shume te domosdoshme thjesht pse ata duan te rrisin fitimet e tyre.
PërgjigjuShume e vertete, shpenzime te kota, ja edhe ne qe jetojme ne perendim, asnje nuk i blen te reja cdo vit cantat, vetem kur jane konsumuar mjaftueshem dhe eshte e nevojshme. As librat nuk blihen te reja por i jep shkolla e jane perdorur nga shume breza te tjere e te gjithe perpiqen ti mirembajne maksimalisht. Te pakten keshtu eshte ne Kanada ku jetojme ne.