Nisja e shkollës, shpenzime të larta për familjet! Prindërit në Kukës: Blejmë rroba të përdorura për fëmijët! Vëzhgimi, çmimet e papërballueshme

5 Shtator 2023, 17:20| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 17:50

  • Share

Nisja e vitit të ri shkollor shton shpenzimet për familjet shqiptare.  Prindërve u duhet të shpenzojnë 10-15 mijë lekë vetëm për librat e mjetet shkollore, ndërsa për çantën dhe veshjet, shumë prej tyre po i drejtohen tregut të sendeve të përdorura.

Report TV intervistoi disa prindër në Kukës, të cilët thanë se buxheti familjar është i pamjaftueshëm për të përballuar të gjitha shpenzimet e shkollës.

“Jetoj me ndihmë ekonomike. Çmimet janë të shtrenjta dhe s’mund ti përballoj. Deri tani kam shpenzuar 70 mijë lek (të vjetra) por nuk i kam kryer të gjitha blerjet për fëmijët”, tha një qytetar.

“Janë çmimet e larta, gjithçka është rritur. S’mund ti blejmë rrobat e reja”, u shpreh një maturant.

Rënie e fuqisë blerëse pohohet dhe nga tregtarët.

“S’ka fare kërkesë për blerje. Si në një ditë të zakonshme, nuk ndihet se po nis shkolla. Kanë ikur njerëzit në emigrim, ata që kanë mbetur s’kanë të ardhura”, tha një tregtar.

Kukësi është bashkia më e varfër në vend. Sipas të dhënave zyrtare 4 619 familje trajtohen me ndihmë ekonomike.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasjani: 05/09/2023 20:02

    Ç'fare kerkojne kuksianet? Mos po kerkojne qe edhe teshat tjua bleje Shteti!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?