Kronikë

Vaksinimi masiv, Rama: S'do të kërkohet pasaportë vaksinimi për turistët, s'kemi orare kufizuese këtë verë! Vaksinat na lehtësojnë barrën e pandemisë

28 Mars 2021, 08:18| Përditesimi: 28 Mars 2021, 14:06

  • Share

Kryeministri Edi Rama ishte prezent në inspektimin e procesit të vaksinimit masiv në sheshin "Skënderbej" ku tha se ky proces do të lehtësoj sezonin turistik gjatë verës, ndërsa nuk do të kërkohet pasaportë vaksinimi nga turistët e huaj. Rama tha se qeveria ka një plan ambicioz që deri në pranverën e ardhme të jetë vaksinuar e gjithë popullsia dhe se brenda majit të vaksinohen 500 mijë qytetarët, ndërsa shtoi me batutë se Ogerta nuk dëshironte që ai t'i jepte këto detaje.

"U hap rruga për vaksinimin masiv dhe të shpejtë, të gjithë qendrat shëndetësore kanë filluar vaksinimi, janë dhe këto pika që ndihmojnë, objektivi ynë është që brenda majit të kemi të vaksinuar 500 mijë qytetarë, kemi vënë qershorin si afat të mos na thoni pse se mbani fjalën, por brenda majit kam bindjen që do të jenë vaksinuar. Kemi siguruar sasi të konsiderueshme dhe vijojmë punë për të siguruar të gjithë sasitë e nevojshme dhe shpresoj shumë që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar. Kemi bindjen që deri në pranverën e ardhshme do të jetë e vaksinuar e gjithë popullata, por mendoje se mund ta bëjmë më shpejt. Jeta është bërë stresuar për shkak të pandemisë dhe çlirimi i tyre është kënaqësinë më e madhe që kam marrë gjatë këtij procesi. Nuk do të kërkohet pasaportë vaksinimi për turistët", tha Rama.

Më herët vetë kryeministri shpërndau një videomesazh ku tha se nisja e procesit të vaksinimit masiv do të ndihmojë hoteleritë, baret dhe resptorantet, që do të jenë të hapura pa orë kufizuese gajtë verës dhe do të mund të presin turistë nga e gjithë bota. Rama shprehet se koha është e vështirë, por sigurimi i vaksinave do të bëjë që në pak muaj kjo vuajtje e shkaktuar nga pandemia të marrë fund.

“Kjo kohë që po e lëmë pas ishte tejet e vështirë, por ne nuk jemi nga ata që dorëzohen jo. I siguruam vaksinat kundër të gjitha parashikimeve, për pak muaj kjo vuajtje do të mbarojë. Shqipëria këtë verë do të presë turistë nga e gjitha bota. Hotelet, baret e restorantet, klubet, edhe në majë të malit do të jenë të hapura, pa orare kufizuese. Do të kthehemi përsëri në jetën tonë të dëshiruar dhe do të vazhdojmë me forcë e me shpejtësi përpara. Kemi kaq shumë punë për të çuar deri në fund, e plot të mira e gëzime për të ndarë me njëri tjetrin. Shqipëria është e ardhmja jonë!”, thuhet në videomesazhin e Ramës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Votues: 28/03/2021 12:21

    Edi Rama lideri me i mire i Shqiperise prej shekujsh!

    Përgjigju
    • Votues: 28/03/2021 14:32

      Ik o bole te ka mbetur ne mendje veç Vuçiçi. Hapni syte ju te Kosoves se po ju iken shteti prej duarsh me ate politikane Don Kishote qe zgjidhni.

    • Arbëri: 28/03/2021 13:22

      Shiqoni sinkronizimin Rama-Vuqiqi!!!! O Shqipëtar të verbuar !

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?