Ministrja Bora Muzhaqi dhe Ministri Arbjan Mazniku me nxënësit dhe mësuesit

Nisja e vitit të ri shkollor, Muzhaqi dhe Mazniku në Përrenjas, urojnë nxënësit dhe mësuesit  

9 Shtator, 17:07| Përditesimi: 9 Shtator, 18:26

  • Share

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ishin sot në Prrenjas me rastin e nisjes së vitit të ri arsimor.

Ministrja Muzhaqi dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku zgjodhën shkollat Dalip Toçka” dhe “Qybra Sokoli” për të uruar nisjen e vitit të ri arsimor. Ministrja Muzhaqi uroi nxënësit dhe mësuesit për një vit sa më të mbarë dhe frytdhënës në përthithjen dhe shpërndarjen e dijeve. 

Ndërsa Ministri Mazniku tha se detyra jonë është të bëjmë shkolla sa më dinjitoze që nxënësit të bëjnë mësim të mirë. Ministrat Muzhaqi dhe Mazniku, u pritën nga Kryetari i Bashkisë Prrenjas Nuri Belba, i cili i shoqëroi në dy shkollat në fshatin Kotodesh dhe në qytetin e Prrenjasit. 

"Gjatë vizitave të tyre në këto institucione arsimore krahas takimit me nxënës dhe mësues si dhe prindër të pranishëm, Ministrat vizituan gjithashtu edhe kabinetet e informatikës të cilat janë investime të qeverisë shqiptare që ndihmojnë të rinjtë në përvetësimin e dijeve dhe aftësimin e tyre në këto disiplina", njoftoi zyra e shtypit të ministrisë. 

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë projektesh përmes Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët të cilat synojnë fuqizmin e të rinjve me dije dhe njohuri për rëndësinë e programeve të kodimit që në klasat e hershme.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?