Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënis Sociale, Evis Sala

Sociale

Nisja e vitit të ri akademik, ministrja Sala: 94% e studentëve të vitit të parë kanë zgjedhur të punojnë në Shqipërinë 2030

6 Tetor, 15:35| Përditesimi: 6 Tetor, 15:41

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala nga Fakulteti i Mjekësisë, ka uruar vitin e ri akademik 459 studentëve që zgjodhën të studiojnë Mjekësi të Përgjithshme.

Në “Ceremoninë e Bluzave të Bardha”, organizuar me pedagogë dhe studentë të vitit të parë, në Fakultetin e Mjekësisë, ministrja Sala u ndal në politikat e ndjekura për realizimitn e një prej prioriteteve kryesore të sistemit të shëndetësisë në vend, atë të ndalimit të largimit të mjekëve.

“Në fakt 30 e ca vite më parë ishin 150 kuota në mjekësi, pastaj gradualisht është rritur në 350 kuota dhe aktualisht janë 500 kuota pranimi për studentët e mjekësisë.

Për herë të parë ka nisur zbatimi i kontratës për shërbimin publik, sipas së cilës çdo student i mjekësisë që diplomohet do të punojë për tre vite në vendin e tij, në sitemin tonë shëndetësor.  Jam shumë e kënaqur që 94% e studentëve të vitit të parë e kanë firmosur këtë kontratë”, nënvizoi ministrja.

Duke u ndalur tek motivimi dhe vlerësimi i kontributit të mjekëve shqiptar në misionin e tyre human, ministrja e Shëndetësisë theksoi se do të vijojë rritja eksponenciale e pagave për mjekët specialist deri në 20230.

“Janë përmirësuar ndjeshëm dhe pagat e mjekëve, ku në vitin 2013 paga e mjekut specialist  ishte 490 euro, dhe në 2030 synojmë që kjo pagë të jetë  2000  euro”, - theksoi ajo.

Ndërsa u ndal në  investimet e rëndësishme që janë bërë ndër vite në sektorin publik të shëndetësisë, si përsa i përket infrastrukturës ashtu edhe formimit të personelit mjekësor. 

“Janë dy shtylla të rëndësishme ku do të mbështetemi: krijimi dhe zgjerimi i aleancave me qendrat e ekselencës ndërkombëtare, sigurisht në bazë të specialiteteve të ndryshme. Do të kërkojmë më të mirën, me të cilin mund të bashkëpunojmë dhe të binjakëzohemi, si dhe integrimin me përparësi të inteligjencës artificiale në sistemin tonë shëndetësor.”.

A.D/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?