Nisja mbreslënëse e Botërorit, Shehi i Ferrarit ul entuziazmin e tifozëve: Nuk jemi ne favioritët

22 Mars 2022, 12:10| Përditesimi: 22 Mars 2022, 12:15

  • Share

Shkëndijat e ‘Ferrarit’ kanë qenë për herë të parë pas shumë kohësh më të zjarrta se kurrë në Çmimin e Madh të parë për këtë sezon të Formula 1 në javën që lamë pas në Bahrein. Dy pilotët e kokuqes Charls LeClerc dhe Carlos Sainz morën dy vendet e para, diçka që për herë të fundit kishte ndodhur në Singapor në 2019. Fakt ky që ka entuziazmuar së tepërmi tifozët e skuderisë italiane, por për ti ulur me këmbë në tokë ka menduar Matia Bento, shefi i ‘Ferrarit’.

I pyetur nëse është Ferrari F1-75 njëvendëshja më konkurruese, Binoto deklaroi: “Për të fituar kërkohet perfeksioni, pasi kundërshtarët janë shumë të fortë. Ndoshta kanë gabuar ndonjë aspekt në garën e parë dhe aty është bërë diferenca. Por edhe makina jonë ka vend për përmirësim dhe ka shumë gjëra, të cilat mund t’i shikojmë për t’i zhvilluar. Rezultati në Bahrejn erdhi si fryt i punës së madhe që kemi bërë në të gjitha frontet, duke nisur që nga përgatitjet, strategjia, pilotët dhe makina. Ishte një garë perfekte për ne”, u shpreh fillimisht Binoto, i cili më pas kërkoi që skuderia duhet të qëndrojë me këmbë në tokë dhe mos të rrëmbehet nga euforia e dopietës.

Ndonëse Charls LeClerc nisej nga “pole position”, ishte skuadra Red Bull ajo që shikohej favorite për garën. Për shefin e Ferrarit, skuderia nga Milton Keynes mbetet favorite për titullin.

“Mendoj që makina Red Bull është pretendente kryesore, me Maks Vershtapenin që është kampioni në fuqi i botës. Ne në Bahrejn u përballëm me ta dhe ndoshta patëm edhe pak fat që arritëm të bënim dopietë. Një rezultat që ishte shpërblimi i bukur për skuadrën”, tha ndër të tjera Matia Binoto.

Hera e fundit që Ferrari ka fituar titullin në Formula 1 është viti i largët 2007 kur pilot ishte Kimi Raikonnen.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?