Nisma 'Dhuro Libra', nis procesi i shpërndarjes së librave për të burgosurit shqiptarë në Greqi dhe Itali

19 Shkurt 2021, 16:14| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 16:15

  • Share

Është nisur sot drejt Greqisë kontigjenti i parë i librave të dhuruara kuadër të nismës “Dhuro Libra” për shtetasit shqiptarëve që vuajnë dënimin në burgjet në Greqi.

Ditën e nesërme do të nisen kontingjenti i përcaktuar për institucionet Itali. Janë rreth 10 mijë libra të cilët janë dhuruar nga shtëpi të ndryshme botuese në vend, individë dhe institucione të ndryshme të cilat pritet të shpërndahen në burgje më datë 21 shkurt, ditën e Ndërkombëtare të Gjuhës amtare.

Të pranishëm gjatë momentit të nisjes së librave ishin ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

“Sot është një ditë e veçantë për një arsye shumë të thjeshtë dhe njerëzore. Është pikërisht kjo iniciativë që së bashku me Ministrinë e Drejtësisë dhe në mbikëqyrje të dy agjencive të Diasporës, Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Qendrës së Botimeve të Diasporës ku ndodhemi sot do të bëjmë nisjen e pjesës së parë të librave në drejtim të burgjeve të Greqisë sot dhe nesër në drejtim të Italisë. Janë mbi 10 mijë libra të cilat janë një dhuratë për të cilët i jemi mirënjohës të gjithë donatorëve, në veçanti shtëpisë  botuese 'Toena' që është donatorja kryesore. Të gjitha këto libra do shkojnë në duart e njerëzve që pa diskutim janë në një pozitë të vështirë dhe ndodhen në kushtet e mungesës së lirisë. Diaspora  nuk përbëhet vetëm nga njerëz të cilëve u ka trokitur suksesi, përbëhet dhe nga njerëz që për arsye të ndryshme kanë gabuar dhe janë në kushtet e mungesës së lirisë, po ata mbeten pjesë e familjes së madhe të shqiptarëve pavarësisht se në cilin vend të botës ndodhen. Kjo është arsyeja që kjo iniciativë humanitare i jep kësaj dite një veçanti të vlerësuar. Sipas informacioneve paraprake është më i madh se sa i burgosurve brenda vendit"- tha Majko.

Ndërsa ministrja Gjonaj u shpreh se kjo është një nismë për t'u përgëzuar dhe do u vijë në ndihmë të dënuarve shqiptarë në procesin e rehabilitimit të tyre.

“Absolutisht nisma 'Dhuro libra' për krijimin e bibliotekës së gjuhës shqipe në burgjet e Italisë dhe Greqisë është një nismë vërtetë për tu përgëzuar. Pavarësisht asaj që ne kemi arritur deri tani në bashkëpunim me një sërë shtetesh në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare po njëkohësisht dhe në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe që kemi me shtetet e tjera si autoriteti qendror që aktualisht janë ministrit e Drejtësisë, ku bashkëpunimi ka qenë kryesisht në fushën e hetimit, ekzekutimit të vendimeve penale dhe ashtu sipas atyre detyrimeve dhe përgjegjësive ligjore që ka si ministri e Drejtësisë, në këtë pjesë ne kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë. Por kjo nismë i jep një tjetër dimension dhe fushës e përgjegjësisë së ministrisë së Drejtësisë, po njëkohësisht dhe detyrimeve tona si qeveri kundrejt shtetasve shqiptarë kudo që ndodhen ata. Është më e vështirë dhe për shkak të juridiksionit dhe kompetencës që kanë shtetet e tjera në këto institucione me qëllim që ne të kemi një përkujdesje më të veçantë për këtë kategori shtetasish shqiptarë, por po bëjmë maksimumin që jo vetëm për faktin e të qenurit jashtë vendit po dhe për të u kujdesur për shtetasit tanë në të gjitha këndvështrimet" - tha Gjonaj.

Ngarkesa e librave në bashkëpunim me ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme e cila së bashku me Postën Shqiptarë nëpërmjet cargos diplomatike do të bëjnë të mundur mbërritjen e librave brenda datës 21 shkurt. Librat do të shkojnë në 6 pika, ambasadën dhe dy konsullata në Itali dhe ambasadën e dy konsullata në Greqi.

Shtëpia botuese “Toena” është bashkuar nismës së Qendrës së Botimeve për Diaporën “Dhuro një libër” për shqiptarët që vuajnë dënimet në burgjet jashtë vendit. Janë 4223 libra të dhuruara prej saj dhe Irena Toci thotë se iu bashkuan kësaj nisme duke besuar se edukimi është i rëndësishëm dhe mund të bëhet në çdo moment.

“Vërtetë kohë lufte për të gjithë botën, qeveritë e mira duken si e menaxhojnë kohën dhe paratë e buxhetit të shtetit. Unë ju falënderoj që na krijuat mundësinë që të  ndihmojmë me atë që ne besojmë si shtëpi botuese “Toena” e për këtë arsye jemi në fushën e librit prej 30 vitesh tashmë. Ne besojmë që edukimi është i rëndësishëm dhe mund të bëhet në çdo moment dhe mund të bëhet fare mirë përmes librave. Insistojmë jo vetëm për këta njerëz që kanë humbur lirinë e janë nëpër burgje e që mund të riedukohen duke lexuar, të kalojnë kohën e tyre sa më mirë dhe të mësojnë përmes këtyre librave për të cilët janë lodhur shumë aktorë për t’i sjellë këtu ku janë si format libri. Nga ana tjetër të kujdesemi që ata të mos jenë më atje brenda, qoftë dhe duke u frymëzuar nga heronjtë e këtyre librave që ne kemi bërë dhuratë sot për ta”, tha Toci.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lali: 19/02/2021 19:32

    Kto e ndriten me libra ktu n'Shqipri. Per ksi gjojnash jena tuj vujt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?