Tetë nga artistët më të njohur e më të dashur për publikun do të promovojnë përmes një videoklipi muzikor tetë pikat më të veçanta kulturore e natyrore të Tiranës.
Nisma është ndërmarrë nga bashkia e Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj në shenjë mirënjohje priti në një takim artistët Eneda Tarifa, Kejsi Tola, Mariza Ikonomi, Orgesa Zaimi, Lorenc Hasrami, Marjona Metohu, Stivi Boka, Josefina Simoni dhe 4 pjesëtarët e bandës live Ergys Myftari, Ervis Caushi, Arjan Gjici dhe Hektor Duri.
“Jam superkrenar për 8 artistë të mrekullueshëm dhe grupin e instrumentistëve, njerëz që e duan të bukurën, teksa promovojmë 8 vende shumë të bukura në Tiranë. Pushimet e verës po afrojnë e me situatën e COVID-it lëvizjet do jenë të kufizuara. Është një moment ideal jo vetëm për të bërë pushimet në Shqipëri, por edhe për të bërë pushime në Tiranë, për të zbuluar vende të reja, që ndoshta shumica e njerëzve as nuk e dinë që ekzistojnë”, tha Veliaj.
Ai zbuloi edhe detaje nga ky projekt, që synon të rigjallërojë turizmin vendas dhe ekonominë lokale.
“Shpresoj që me këtë edicion të Tirana Sessions, ku secili do shohë artistin apo artisten e preferuar në një vend ku as ndoshta nuk e dinte ku binte, por prej këtij kurioziteti do zbulojë që ishte shumë afër shtëpisë së tij në Tiranë. Është një mundësi për të dalë pak edhe nga mentaliteti i karantinës, për të eksploruar vende të reja, për të kaluar një kohë cilësore me miqtë, në një situatë ku të gjithë po inkurajohemi të jemi më pranë natyrës, pse jo për të shpenzuar dhe sjellë pak ekonomi në disa zona rurale, ku nuk ka hotele me pesë yje, nuk ka restorante luksi, por ndihmojmë një biznes familjar. Duke Bujtur në një bujtinë ke kontribuar për ushqimet e asaj familje, për veshjet ose librat e shkollës të fëmijës së asaj familjeje”, tha Veliaj.
Kryetari i Bashkise hajdut kur ta kuptojne qytetaret e Tiranes jane plakur sdo kene as fuqi te shkojne te votojne
Përgjigju