TIRANË - Berisha sot në konferencë për gazetarët tha se PD do depozitojë në parlament ligjin që sanksionon në Republikën e Shqipërisë dy gjini, mashkull dhe femër. Kjo deklaratë e Berishë vjen edhe pas dekretit të Trump në SHBA që shfuqizoi ligjin e administratës Biden që njeh më shumë se dy gjini. Më shumë u diskutua në Repolitix me Halit Valterin, Përparim Çaçan, Skerdjan Dhulin dhe Arben Meçen.
Valteri ironizoi propozimin e Berishës me praninë e Gazment Bardhit krah tij.
'Flet për prindin 1 dhe prindin 2 dhe ka Gaz ardhi ngjitur. Propozon një ligj që nuk ekziston. Nuk ka në parlament ligj për prindin 1 dhe prindin 2. Si mund ta sanksionosh kur ka dy gjini? Të merresh me këtë debilin, nuk ka respekt për askënd, merr në gojë gjithë dynjanë. Çohet nga mëngjesi në darkë, merr me libër shtëpie çdo personazh, nga Balluku, Veliaj, Carlo Bollino. Gjithë të këqijat ja ngec dhe Carlos, që është në punë të vet. 2 gjini ka Republika e Shqipërisë jo 3. Ka propozuar në 2009 bashkëjetesën homoseksuale, ky palaço. Minimumi duhet të ketë kujtesë politike ky robi. Është i marrë që nuk di çfarë thotë. Çfarë do bëjë, çfarë do sjelli?!'
Sipas Çaçës, ky propozim i Berishës është në kuadrin e Trump manisë dhe se nuk ka lidhje me ndonjë përfitim elektoral.
'Ka shpërthyer Trump mania. Soros nuk është covid. Por Rama ka filluar largimin. Nuk nxori foto me Soros. Sot të nxjerrësh deklarata kundër Soros, është trendi. Pritshmëria e PD për Trump është shumë e madhe. Besoj se të marrësh disa nga premtimet e Trump mund të kenë vend në Shqipëri. Por nuk është ndjeshmëri e madhe në Shqipëri sa i përket politikës prindi 1 dhe prindi 2. Mund të kthehet në ligj për mbrojtjen e familjes tradicionale. Mund të bëhet dhe me ligj, por pavarësisht ne e kemi një pengesë në gjendjen civile.'
Dhuli thotë se ky qëndrim vjen edhe pas një aktivizmi pro martesave të së njëjtës gjini në vendin tonë dhe si propaganda që ato bëjnë është monstruoze.
'Nuk duhet të kemi tekste shkollore me propagandë pro gay, është monstruozitet.'
Meçe vë re se në Shqipëri me ligj njihen vetëm dy gjini, por lëvizja e Berishës vjen vetëm për t’i rënë në sy Trump.
'Në dijeninë time, nuk di që legjilacioni jonë të ketë më shumë gjini. Pse po e bën? Së dyti ka marrë shpatën e luftës kundër Soros. Çfarë efekt elektoral ka Soros në Shqipëri? Sa ka përfituar Soros në Shqipëri? Zero. Ka sjellë financime. Në këtë moment jemi në dijeni se dhëndri i Trump ka marrë resortin më cilësor në Shqipëri. Berisha nuk ka mbajtur qëndrim për këtë. Është në krizë për non gratën. Do në çdo moment, që zëri ti vejë Trump, se në Shqipëri është një njeri që po bën namin për ty. Berisha ka vetëm një çështje, të shpëtojë non gratën. Të transmetojë pranë Trump zërin e tij. Është shumë mediokre.'