Nisma e Kuvendit/ Nënkomision për të audituar punën dhe financat e KLSH! Do të jetë me bashkëdrejtim

13 Korrik, 14:26| Përditesimi: 25 Korrik, 12:15

  • Share

Tirane- Një strukturë e posaçme, nënkomision parlamentar, pritet të ngrihet në Kuvend i quajtur “Për Auditimin e Sektorit Publik”. Vetë kuvendi ka propozuar ngritjen e nënkomisionit brenda Komisionit të Ekonomisë dhe Financave që synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien për përdorimin e burimeve publike.

Sipas projektvendimit, ky nënkomision i cili do të përbëhet nga 5 anëtarë, 3 të mazhorancës dhe 2 të opozitës, synon gjithashtu që të sigurojë llogaridhënien e Kontrollit të Lartë të Shtetit në Kuvend, duke u kujdesur të specifikohet se nuk do të ndërhyhet në pavarësinë e institucionit më të lartë auditues në vend, përveç raportimit vjetor që KLSH bën para kuvendit për veprimtarinë brenda 365 ditësh.

Ajo çka është me rëndësi, është se në projektvendim, nënkomisionit i jepet e drejta e auditimit financiar të vetë Kontrollit të Lartë të shtetit, duke shqyrtuar projektbuxhetin vjetor të institucionit përmes audituesve të jashtëm që do të përzgjidhen nga ky nënkomision për të kryer kontrollin e financiar të KLSH.

Nënkomisioni do të shqyrtojë gjithashtu raportet e qeverisë mbi zbatimin e buxhetit të shtetit dhe raportet e KLSH mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e buxhetit të shtetit. Zbatimi ose jo i gjetjeve dhe rekomandimeve të KLSH për institucionet e audituara do të jetë gjithashtu në fokus të punës së kësaj strukture.

Nënkomisoni do të  përbëhet nga 5 anëtarë ndërsa do të bashkëdrejtohet nga Enslemvera Zake e PS dhe Emilja Koliqi e PD. Anëtarët e tjerë janë Alban Xhelili dhe Pranvera Resulaj të mazhoranca si dhe përfaqësuesja e dytë e opozitës në këtë tryezë Sorina Koti.

Përbërja e komisionit
1- Enslemvera Zake e PS
2- Emilja Koliqi e PD
3- Alban Xhelili - PS 
4- Pranvera Resulaj - PS
5- Sorina Koti -PD

 

 

 

Projektvendimi 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • serxho: 19/07/2024 10:06

    KLSH kurrë nuk ka qenë i pa varur përkundrazi është njëlloj si partia e NON GRATËS....është një institucion ku titullari bën si i thotë partia,shikoni kush e ka drejtuar e kush e drejton....

    Përgjigju
  • viron: 19/07/2024 09:18

    KLSH është kthyer në KLSHurra ku bëhen abuzime të mëdha,ka qenë dhe është një institucion tërësisht i varur nga Sali non grata shikoni vetëm ndër vite se kush e ka drejtuar dhe e drejton,aty është mbledhur llumi dhe jam i bindur që shumë shpejt do të bëhet objekt për SPAK.

    Përgjigju
  • Iris: 14/07/2024 02:20

    Paradoksi donkishotesk i radhes! Nje kontrollues qe do te kontrolloje Kontrollin e Larte te Shtetit! Sa per kuriozitet, ata /audituesit e jashtem/ qe do te perzgjedhe nenkomisioni ne c'kuptim jane te jashtem,jane /te huaj/,apo /te jashtem/ne kuptimin jashte Kuvendit? Mos valle po krijohet mundesia e nje tenderi tjeter per /t'u perlare/ nga keta /te jashtem/,ne emer te kontrollit te KLSH?!

    Përgjigju
  • andi: 13/07/2024 23:31

    Po si do kontrolloni nje institucion te pavarur?! A ju sjeni mire, as ligjet tuja nuk respektoni! I kontrolloni te gjithe, por kontrolloni veten ne radhe te pare. Klsh po ben punen me se miri

    Përgjigju
  • Gaci: 13/07/2024 14:40

    ????me ne fund

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?