Nisma e PD për ndalimin e filmave të komunizmit/ Petro Koçi: Përpjekje për censurë! Hoxha: Kanë qenë komplet propagandë për krijimin e 'Njeriut të ri'

30 Shtator 2022, 12:46| Përditesimi: 30 Shtator 2022, 17:48

  • Share

Nisma e PD-së në kuadër të dekomunistizimit, ku kërkohet që filmat, dokumentarët, këngët apo edhe momente që kujtojnë e glorifikojnë sistemin komunist, ka ndezur debate ndërmjet palëve jo vetëm artistëve, por edhe politikës. Duke mos e konsideruar komunizmit sot në botë si rrezik, deputeti socialist Petro Koçi tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv se se përpjekja për të ndaluar filmat është censurë.

‘Sot në botë rreziku i komunizmit thuajse nuk ekziston. Më duket si përpjekje me natyrë shumë artificiale. Tentativat për të hyrë tek filmat më duket e një përpjekje për të censuruar dhe do të na kthente në kohën e komunizmit. Ka plot raste kur ka episode në filma kur episodet janë të politizuara. Mendoj se do të ishte një goditje për tërësinë e artit shqiptar. PS është shumë e vëmendshme ndaj kësaj pasurie dhe nuk do të lejojë. Mund të vihet çështja e vitit të prodhimit të filmit. Çdo periudhë e regjimit ka edhe të mira të vetat.’- u shpreh Koçi.

Çelo Hoxha, kreu i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit thotë se filmat e komunizmit ishin komplet propagandë në shërbim të njeriut të ri. Megjithatë, ai kërkon që mos të përqëndrohen tek një segment i draftit, siç janë filmat, por duhet parë në një kontekst të gjerë. Sipas Hoxhës duhet të gjendet mënyra për të treguar se është një prodhim në funksion të diktaturës komuniste. Hoxha u shpreh se kjo është një strukturë politike për t’i shërbyer regjimit komunist.

'Drafti i dorëzuar në Kuvend nuk është për ndalimin e filmave, por për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare, filmat janë një segment. Duhen parë gjërat në kontekst të gjerë. Ushtroi një dhunë të paparë kulturorë për njeriun e ri shqiptar. Dhe një nga armët më të fuqishme që e ka bërë këtë ishte Kinostudio Shqipëria e re. Është një strukturë politike për t’i shërbyer regjimit komunist. Është një investim kolosal i përqendruar. Populli shqiptar nuk është i informuar, pasi historia është e deformuar. Komplet regjimi ishte i paligjshëm. Në këto filma, ato kanë qenë në shërbim të këtij entiteti të paligjshëm. Të ndalohen të gjitha filmat... duhet gjetur një mënyrë, por nuk duhen shfrytëzuar sentimentet e njerëzve. Aktori edhe vrasësi janë segmente në një proces të gjatë... Ai merr urdhrin kryen vrasjen. Edhe aktori mori porosinë dhe kreu aktrimin. Është në të mirë të gjithë shoqërisë, thjeshtë mënyra si duhet të jepen duhet të zgjidhet. Apo duhet tërhiqen fare, ose me një shënim... Trajtimi që i bën media po e keqpërdor. I mëshoni kësaj që të mbroni elementë të regjimit komunist. Filmat kanë qenë komplet propagandë për krijimin e njeriut të ri.’- u shpreh Hoxha.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/10/2022 01:50

    Ata filma glorifikonin fitimtaret o Celo.E ke degjuar kengen e ABBA-s /The winner takes it all/? Nese nuk do te glorifikonin veten per fitoret dhe arritjet e tyre,kush do t'i glorifikonte?! Ju dolet humbes,pjeserisht per shkak te jugosllaveve,pjeserisht per zgjedhjen qe bete si rrjedhim, duke bashkepunuar me gjermanin,ne vend qe te dilnit si force asnjanese e te luftonit pushtuesit.Por propagande ose jo,diktatura ia arriti qellimit,sepse dashje pa dashje krijoi te Celo ballisti /njeriun e ri/,kerkuesin e censures dhe ndalimit te artit e veprave te artit,qe nuk perputhen me idealet e tij,tamam si diktatura,por djathtas.

    Përgjigju
  • kristi: 30/09/2022 16:54

    Nga ka dale ky idjoti CELO MEZANI eshte ky.....gjalle qenka ky plere...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?