Nisma e qeverisë së Kosovës: Çdo familje, një anëtar të punësuar

18 Korrik 2022, 12:22| Përditesimi: 18 Korrik 2022, 12:23

  • Share

Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati , ka lancuar të hënën skemën “Qeveria për familjet”. Përmes kësaj skeme, Murati ka bërë të ditur se secili mbajtës i familjes në të cilën nuk është i punësuar asnjë anëtar do t’iu mundësohet punësimi në ndonjë nga kompanitë e sektorit privat apo edhe organizata joqeveritare.

 “Kjo masë mbështet familjet që nuk kanë asnjë të punësuar, duhet të sigurohet si shtet e qeveria kanë nevojë për nga një të punësuar”, tha ai.

Sipas tij punësim i një anëtari të familjes është i mirë për të gjithë. Ai tha se shteti do t’ia subvencionojë deri në 70 për qind pagën, pra deri në 300 euro për periudhën gjashtë mujore.

“Kemi edhe një masë të për punësimin e mbajtësve të familjes. Si Qeveri jemi munduar të marrim masa për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Kemi dorëzuar në kuvend edhe ligjin për pagë minimale dhe marrëveshjen për reformën e skemës sociale. Bizneset që janë të interesuar të punësojnë mbajtës të familjes do t’i mbështesim deri në 70 për qind të pagës bruto. Ne do t’i publikojmë kriteret dhe ata persona që nuk kanë të punësuar duhet të lajmërohen në agjencinë për punësim dhe të tregojnë për cilat fusha kanë aftësi”, tha Murati.

Ai ka folur edhe për masat që i ka përkrahur qeveria.

“Me tri masat e qeveriës janë punësuar mbi 10 mijë të persona”, theksoi ai.

Murati ka folur edhe për tavanin për çmimet e naftës e sipas tij ka pasur efekt pozitiv.

“Me këtë janë parandaluar abuzimet e çmimeve bazë. Edhe tek energjia elektrike kemi subvencionuar dhe ka pasur efekt pozitiv”, theksoi ai.

Kurse për çështjen e veteranëve, Murati tha se së bashku me shoqatat e luftës do të diskutohet edhe pastrimi i listave, e sipas tij Gjykata e zgjidh atë çështje për veteranët e rrejshëm.

Kushtet për aplikim nga punëdhënësit:

Bizneset të jenë të regjistruara dhe aktive në Administratën Tatimore të Kosovës;

OJQ-të të jenë të regjistruara dhe aktive në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Mënyra e subvencionimit:

Kompensimi për punëdhënësin: 70% e pagës bruto (maksimumi 300 euro në muaj subvencionim nga Qeveria për punëtor);

Personat e angazhuar përmes kësaj skeme nuk duhet të përbëjnë më shumë se 30% të stafit ekzistues të biznesit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?