Nisma e qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje, Partia e Lirisë: IKMT të paafte dhe gjobëvënës të Ramës

21 Shkurt 2023, 14:17| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 15:07

  • Share

Partia e Lirisë akuzon IKMT-në se nuk mbron territorin e vendit, por interesat e Edi Ramës dhe kjo vërtetohet nga vendimet e gjykatës që dalin kundër aktivitetit të këtij inspektorati. 

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka e ka cilësuar Inspektoriatin Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit si të paaftë dhe gjobvënës. Sipas Cakës IKMT është institucion është kthyer në kamzhikun e Ramës.

“Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dështon të zbatojë ligjin në shumicën e aksioneve të veta, duke u kthyer në një institucion të paaftë dhe gjobëvënës. Ky fakt i pazbatueshmërisë së ligjit nga ana e IKMT-së vërtetohet më së miri nga humbja e çështjeve në Gjykata, ku IKMT ka qenë në rolin e palës së paditur.

Mbi 50% e padive të ngritura kundër IKMT-së janë fituar nga subjekte private e qytetarë, të cilat kanë faktuar se në shumë raste IKMT nuk zbaton detyrimin ligjor të njoftimit paraprak, ose nuk merr në konsideratë leje ndërtimi ose zhvillimi, të dhëna nga autoritetet vendore, të cilat janë në favor të zhvillimit të bizneseve vendase, kryesisht në fushën e turizmit.

Por pse ndodh kjo?

Sepse IKMT është kthyer në kamzhikun e Edi Ramës për çdo biznes të vogël, që oligarkët apo përbindëshat e bregdetit e shohin si kërcënim për investimet e tyre strategjike, titull i cili shpesh jepet në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke iu rrëmbyer pronat pronarëve të ligjshëm apo edhe duke përvetësuar pasuritë publike të shtetit. Për të kuptuar se si operohet me pronat e shqiptarëve në bregdet, mjafton t’i hedhim vetëm një sy numrit të madh të drejtorëve të ndërruar 2 vitet e fundit në Kadastrën e Vlorës; drejtorë që janë emëruar e janë larguar nga puna brenda natës, pikërisht për faktin që krimi i kontrollon dhe as shteti e as ligji nuk i mbron dot.

Dhe në këtë tablo, IKMT duhet të kishte rolin e mbikqyrësit dhe mbrojtësit, por në fakt është vendosur nën urdhrat e paligjshëm të Edi Ramës dhe miqve të tij zaptues.

Në shumë nga vendimet e Gjykatave, dhënë në favor të subjekteve të cilat kanë paditur IKMT-në, thuhet se inspektorët e IKMT-së kanë dështuar rëndshëm në justifikimin ose legjitimimin e veprimtarisë së tyre; ata janë mjaftuar shpesh me një arsyetim jo ligjor apo edhe me 3 fotografi, të cilat nuk justifikojnë prishjet e objekteve, duke i bërë këto prishje të konsiderohen si mjete sulmi, presioni dhe shantazhi.

Por si është e mundur që IKMT shemb pa të drejtë objekte në të gjithë Shqipërinë, por nuk sheh kullat pa leje, ekzaktësisht përpara Bashkisë së Tiranës apo edhe shumë pranë Kryeministrisë?

Sepse IKMT nuk është Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, por Inspektoriati i Mbrojtjes së interesave të Edi Ramës dhe klientëve të tij. Ky realitet i paligjshëm dhe i dhimbshëm për shumë qytetarë e biznese, do të marrë fund shumë shpejt; këto fadroma të paligjshme do të jenë boomerang-u që do të zhdukë nga drejtimi i Tiranës e Shqipërisë Ramën, Veliajn, Dallëndyshen dhe shokët e shoqet e tyre më 14 Maj.”- tha Silva Caka.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ani: 22/02/2023 19:51

    Shume mire kush ka ndertuar pa leje le ti shembet

    Përgjigju
  • Sindi: 21/02/2023 19:00

    Kush ka ndertuar pa leje le ti prishet shtepia

    Përgjigju
  • Olsi: 21/02/2023 17:44

    Fjalet tuaja nuk i degjon me njeri

    Përgjigju
  • Klodi: 21/02/2023 17:38

    po ju keni frik se mos ju prish ndertesat qe keni pa leje.Mir do jua bejne

    Përgjigju
  • Dori: 21/02/2023 17:37

    popo vazhdoni te flisni budalliqe.As fakte skeni asgje

    Përgjigju
  • Genti: 21/02/2023 17:33

    Ju vetem peralla tregoni,akuza pa fakte pa asgje,si gjithmone mundoheni ti hidhni balte qeveris

    Përgjigju
  • Altin: 21/02/2023 17:27

    Ja perseri me akuza te pabaza,si gjithmone,nuk presim gje tjeter nga keta ne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?