Psikologia vullnetare ndihmon të moshuarit e vetmuar në Lezhë: Ditë të vështira, secili të tregohet solidar (VIDEO)

4 Prill 2020, 16:23| Përditesimi: 4 Prill 2020, 20:49

  • Share

Marinela Shpata është një ndër vullnetarët që i ka ardhur në ndihme të moshuarve në Lezhë në këto ditë të vështira. Me profesion psikologe ajo prej ditësh është bërë pjesë e grupit të vullnetareve për t’i shërbyer moshës së tretë të cilët e kanë të ndaluar të dalin nga banesat e tyre. Edhe pse edhe vetë ndihet e friksuar, Marinela shprehet se të gjithë duhet të tregohemi solidarë.

Marinela ditën e nis herët dhe asiston në plotësimin e nevojave të pensionisteve të cilët e telefonojnë.

"Duke qenë se bashkia kishte nxjerrë njoftimin për vullnetarë unë aplikova dhe u njoftova. Ka vështirësi, por është shumë e rëndësishme që të tregohemi solidarë sidomos në këto kohë të vështira dhe të moshuarit duhet të ndihmohen", tha Marinela.

Thirrjes së bashkisë për të shërbyer si vullnetarë i janë përgjigjur pozitivisht dhjetëra qytetarë në Lezhë. Për shkak të lëvizjeve dhe kontakteve të shumta frika nga infektimi me Covid-19 është e madhe, por ata thonë se tregohen të kujdesshem, për të ruajtur veten dhe atyre të cilëve u shërbejnë.

"Kemi frikë por respektojmë rregullat dhe kështu e kemi më të lehtë", është shprehur ajo.

Gjithashtu pjesë e kësaj niseme humanitare është bërë edhe Klinton Pasha.

"Aplikova për vullnetar, ka vështirësi por nuk është e parealizueshme", tha Klitoni.

Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Oliana Moriseni thotë se vullnetarët janë të shpërndarë në të gjitha zonat.

"Bashkia Lezhë ka bërë një njoftim për vullnetarë në faqen e facebook për vullnetar, kësaj thirrje i janë përgjigjur 113 vullnetarë të cilët janë shpërndarë në të gjitha njësitë administrative", tha Oliana Moriseni nënkryetare e Bashkisë Lezhë

Në Lezhë janë 130 të moshuar të cilët jetojnë të vetmuar. Atyre ju është kërkuar që mos të dalin nga banesat e tyre dhe të telefonojnë numrat e vendosur në dispozcion për çdo nevojë që ato kanë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?