Politikë

Nisma ligjore e 2 gjinive/ Xheni Karaj: Është nul! Berisha premtoi se do kurorëzonte çiftin e parë LGBT, prisja të më martonte! Trump ngriu fondet tona, por s'e ndalim kauzën

31 Janar, 13:46| Përditesimi: 31 Janar, 14:21

  • Share

TIRANE- Xheni Karaj aktiviste për të drejtat e komunitetit LGBT, bashkëthemeluese dhe aktualisht drejtuese ekzekutive e organizatës Aleanca LGBT në një intervistë për Report TV deklaroi se kryetari i PD-së Sali Berisha për hequr damkën e nongratas po përpiqet të kopjojë Trump duke prezantuar një pr/ligj që bie kryekëput ndesh me atë që ka firmosur vetë në 2010.

Sipas asaj që pasqyrohet në nismën ligjore synohet të përcaktohet në mënyrë të qartë dhe të pandryshueshme gjinia biologjike e individëve që nga lindja, duke e sanksionuar këtë në ligjin për gjendjen civile. Për emisionin  ‘Sot live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Karaj thotë se kjo nismë është nul dhe gënjeshtër e Berishës pasi Shqipëria me ligj njeh vetëm dy gjini.

Report Tv: Pse kjo nismë e Berishës tani?

Xheni Karaj: Qëndrimi është bërë publik që në 2010. Ne mbajmë mend që në mbledhjen e këshillit të minitrasve tha se unë do të jem kryeministri i parë shqiptar që kurorëzojë legalizimin e çiftit të parë homoseksual. Deklarata bëri bujë në të gjithë botën. Në 2010 ishte Berisha që firmosi ligjin kundër diskriminimit që  për herë të parë në historinë e Republikës së Shqipërisë njohu dhe identietin gjinor, pra të qenit transgjinor si nocion i rëndësishëm ligjor.

Nisma që u prezantua dy ditët e fundit bie kryekëput ndesh me atë që ka firmosur nga vetë Berisha në 2010. Për më tepër është një nismë që nuk qëndron juridikisht. Sepse ne në Shqipëri kemi ligjin e gjëndjes civile që njeh vetëm 2 gjini. Pra, kjo nismë ligjore është rrenë e madhe pas të cilës Berisha kapet për të imituar Trump.

Është imitacion i shëmtuar, sepse nuk qëndron. Në realitetin shqiptar njihen dy gjini. Kjo nismë është nul, gënjeshtër e Berishës për të gënjyer popullin shqiptar dhe larguar vëmendjen nga hallet që ka populli shqiptar.

Në vend që PD të vijë me një program që tregon si do të zgjidhë problemet reale të shqiptarëve, vjen me këto nisma që janë absurd i madh juridic

Report Tv:  Në takimin që keni pasur me Berishën në atë kohë çfarë ju ka thënë?

Xheni Karaj: Në takim ka qenë shumë i hapur. Ka thënë që do të jem mbështetës për cështje që kanë lidhje me të drejtat e njeriut dhe komunitetin tuaj. Unë prisja që Berisha të mbante premtimin. Se ne e dimë që meshkujt veriorë e mbajnë fjalën, dhe pas 10 vitesh me partneren time Berisha do mbante premtimin e 2010 e do na martonte e nuk do të kthehej prapa në kohë. Por unë e kuptoj që është në një pozicion të vështirë e do të heqë “nongratën” se nuk kalon dot përtej Atlantikut dhe do të mbrojë veten e familjen e vet, por nuk është kjo zgjidhja

Kjo e kthen në një figurë qesharake më shumë sesa konservatore. Nuk mund të importojmë diskutime të Amerikës në një realtet që është tërësisht i ndryshëm. Personat transgjinore në Shqipëri jo vetëm që nuk kanë mundësi të regjistrohen pra të kenë dokumente ligjore, gjininë që i përputhet. Ne kemi shumë persona transgjinorë që kanë bërë operacione. Shumë prej tyre gjinia është femërore, por e kanë të pamundur ta ndryshojnë në dokumentet e tyre, të udhëtojnë përtej kufijve. E kanë të pamundur të marrësh kura hormonale. Se është ngritur dhe ky diskutimi nga PD që po injektohen fëmijëve hormone në Shqipëri. Por në Shqipëri asnjë qytetar i komunitetit transgjinor nuk ka mundësi të ketë akses në shëndetësi e kura hormonale. Flas për maxhoranenë. Ata shkojnë në vendet e tjera të marrin këtë kujdes shëndetësor. Nuk mund të dizinformojmë publikun. Këtju nuk po I njihet e drejta e çifteve LGBT të njihen ligjërisht. Ne kemi dy nëna që nuk regjistrojnë dot fëmijët e tyre.

Kemi persona transgjinorë që nuk kanë akses në  shëndetësi e po braktisin shkollat për shkak të bullizmit. Persona që po vuajnë nga krimet e urrejtjes për shkak të narrativave që po ngrihen nga PD e partitë e vogla.

Po krijohen probleme nga hiçi vetëm që të përfitojë personalisht Berisha për tiu hequr non grata e mbrojtur nga drejtësia veten dhe familjen e tij duke i kërkuar lëmoshë Trump.

Report Tv:  A ka ndikuar narrative e Trump?

Xheni Karaj: Narrativa që është krijuar dhe lufta që I ka shpallur Trump komunitetit LGBT ndihet në të gjithë botën. Shumë aktivistë po organizohen ta përballin përmes proceseve ligjorë. Aktivistët transgjinorë po ankimojnë në gjykatë urdhrat ekzekutivë të Trump.

Komuniteti në Shqipëri është gati të përballet me nisma politike fantazëm. Ne nuk do të qëndrojmë të heshtur. Do i përballim ligjërisht dhe advokuar në nivel ndërkombëtar. Kjo nismë ligjore që ka paraqitur Berisha bie ndesh me çdo konventë që vetë qeveria e tij ka firmosur. Ne jemi të përgatitur e nuk do të qëndrojmë të heshtur ndaj këtyre narrativave. Por është turp I madh për shoqërinë që të ngrihen këto narrative polarizimi, se komuniteti LGBT është kërcënim për familjen, kur në fund të fundit jemi pjesë e familjeve shqiptare.

Unë me partneren time kam 10 vite që ndërtoj me përkushtim e sakrifica familjen time.  Po pse duhet të quhem unë kërcënim e perceptohem si e tillë vetëm se politikanë që kanë deficite morale, hiqen si konservatorë më katolikë se Papa.

Report Tv:  Urdhri i Donald Trump mund të ngrijë fondet e komunitetit LGBT?

Xheni Karaj: Po, kjo ka ndodhur. Por nuk janë fondet ato që e mbajnë një lëvizje shoqërore. Për ne është çështje jete. Amerika nuk është i vetmi që mbështet të drejtat e LGBT-së. Por me lekë, pa lekë, me fonde pa fonde ne do të vijojmë të luftojmë për të drejtat tona, të jetojmë si qytetarë të barabartë.

Report Tv: Sa është e vështirë jetesa në Shqipëri në krahasim me vendet e rajonit?

Xheni Karaj: Është përkeqësuar situata. Në Serbi, Rusia ka ndikim. Këto fryma që po vijnë nga Rusia e Turqia po ndikojnë në krijimin e narrativave në dy kampe ne heteroseksualët e ju homoseksualët, një ndarje artificiale kjo.

S.G/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ligjet: 31/01/2025 16:58

    Nuk behen ligje per 100 apo 1000 persona quhet klientelist. Duhet te jesh Brenda kushtetutes bazuar ne ndikim kanunor! Me futjen e shqiperise ne EU do kerkohet futja ligjevee kanunore ne unesco dhe ne ligje europiane , kjo eshte demokracia ! Edhe unë them kush eshte mbi 2 metra te behet minister por nuk behen ligjet keshtu , ligje behen me deputet , nxirreni deputetin nga klasa juaj shoqerore , edhe bujqit kerkojne te marrin president ne 2027 ama skane vota , keshtu e ka demokracia nuk jemi tek llampa aladinit me 3 deshira ! Ligjet te bazohen tek te drejtat kanunore sepse keshtu voton 70% e popullsise ! Ndoshta shume nuk e duan Ramen apo kryetarin e opozitave ama ne demokraci ato i Kane Marr votat! Per shembull Maximus Thrakeve ishte perandor qe ishte 2 metra e 40 cm dhe ky pati ber ligj qe elita ushtarake te jete me gjigand , pra politika funksionon me vota dhe te drejte zakonore, Gjin Bua Shpata dhe Lek Dukagjini me shoke nuk Kan qene idiot por njerez te votuar ne drejten antike kanunore asaj kohe ! Pa vota ne parlament mbetet qeshtje e ngjashme me ish pronaret qe bie ndesh ligji me ligjin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?