Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë takimit të parë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

Politikë

Nisma për krijimin e tregut rajonal në Ballkanin Perëndimor, Denaj: Industrializimi dhe Inovacioni shtyllat kryesore për realizimin e tij

7 Maj 2021, 15:07| Përditesimi: 7 Maj 2021, 15:10

  • Share

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në takimin e parë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe donatorëve për nismën rajonale të Tregut të Përbashkët Rajonal, organizuar me iniciativën dhe nën kujdesin e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC).

Objektivi kryesor i takimit ishte prezantimi i ecurisë aktuale të krijimit të këtij tregu të Përbashkët Rajonal dhe ecurisë së politikave të inovacionit dhe konkurrueshmërisë për rritjen e ekonomike të rajonit.

Industrializimi dhe Inovacioni ishin shtyllat kryesore të ndërhyrjes në panelin hapës, si një prej themeleve të krijimit të Tregut të Përbashkët.

Qeveria, biznesi, akademia dhe media, duhet të ecin të gjitha së bashku, në të njëjtin drejtim, për të krijuar një ekosistem të përshtatshëm për inovacionin.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë fjalës së saj tha, se qeveria Shqiptare po nxit përpara politikat e inovacionit, krijimin e kuadrit ligjor dhe incentivat fiskale, dixhitalizimin e shërbimeve qeveritare, krijimin i infrastrukturës dixhitale të nevojshme, fokusimi tek krijimi i kapaciteteve të burime njerëzore etj..

“Aktualisht jemi duke rishikuar ligjin për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, ku duam të shikojmë përsëri mundësinë e përkrahjes së kompanive në fushën e inovacionit. Kështu mund të përmendim kuadrin ligjor për start-up, për lehtësimin e aksesit në financë, incentivat për zëvendësimin e teknologjive të vjetërsuara me teknologji më të përparuara, për bizneset në fushën e IT-së etj. Në të gjitha këto hapa, ne jemi duke u koordinuar me rajonin, si edhe kemi mbështetjen e Bashkimit Europian”, tha Ministrja Denaj.

Me po të njëjtin vizion, qeveria ka mbështetur gjatë dy mandateve të para bizneset në fushën e IT, duke aplikuar lehtësi fiskale me qëllim nxitjen, zhvillimin dhe konsolidimin e sipërmarrjeve private në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë së të ardhmes.

Qeveria shqiptare edhe në mandatin e ardhshëm, do të vijojë mbështetjen për sektorët kyç dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre, duke nxitur veçanërisht inovacionin dhe zhvillimin teknologjik, me synim: rritjen e mbështetjes për industri me ndikim të gjerë punësimi si manifaktura duke lehtësuar procedurat e rekrutimit me 3 muaj integrim të rimbursuar për çdo punësim të ri, nxitjen e transformimin e proceseve të prodhimit përmes mbështetjes në blerjen e teknologjisë duke i dhënë kështu mundësi sipërmarrjes të përdorë një amortizim të përshpejtuar me dy herë. Kjo do të lehtësojë barrën tatimore dhe kompanitë do të rrisin likuiditetet.

Po ashtu qeveria do të krijojë instrumentin e garancisë prej 50 milionë eurosh për manifakturën në rastet e ndryshimit të porosive për të përballuar kostot e ndërrimit dhe kalimit në linja prodhimi të reja, si dhe programet “Inovacion dhe ekselencë në manifakturë” dhe “Inovacion dhe ekselencë në IT” për trajnime në inovacion, dizajn, marketing, kërkim dhe zhvillim nëpërmjet mbulimit të kostove të trajnimit 100%. Kostot do të rimbursohen 50% direkt dhe 50% si 2-fish i tatimit të zbritshëm ndaj shoqërive ku është i punësuar përfituesi.

Qeveria njëkohësisht planifikon të incentivojë bashkëpunimin midis ndërmarrjeve të manifakturës duke përfshirë edhe Universitetin Politeknik të Tiranës për të përshpejtuar transferimet teknologjike, dhe krijojë instrumentin e garancisë për kreditim në IT prej 50 milionë euro.

Sipas MFE-së, të gjitha bizneseve të reja do t’u ofrohet shërbim konsulencë falas, inkubim, mentorim dhe mbështetje në projekte në bashkëpunim me bashkitë dhe kompani të tjera.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?