Foto nga punëtorët në Fier

Sociale

Nisma ‘Punë për Komunitetin’ financuar nga qeveria gjermane për të tretin vit radhazi në Fier, kryebashkiaku: Janë punësuar 100 punëtorë sezonal

28 Tetor 2021, 11:48| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 11:50

  • Share

Në përfundim të nismës “Punë për Komunitetin”, një projekt i financuar nga Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ, u organizua dita promovuese e këtij projekti në Fier, ku edhe është zbatuar për të tretin vit radhazi.

Nisma “Pune për Komunitetin”, ka për qëllim sic theksoi edhe menaxheri i GIZ,  në Shqipëri, Gerit Bodinnder, zbutjen e pasojave të rënda ekonomike dhe financiare që pandemia e COVID-19 i ka shkaktuar komuniteteve lokale në vend.

Duke folur për Report Tv, shprehu falënderimet ndaj Bahskisë së Fierit dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ndërsa tregoi se përgjatë 3 viteve janë punësuar rreth 650 persona për pastrimin e 350 kiliometrave të kanaleve.

“Do doja të them faleminderit Bashkisë së Fierit dhe Fondit shqiptar të zhvillimit, për bashkëpunimin dhe për punën e mirë. Jam shumë i lumtur të jem këtu për të tretin vit radhazi në Fier. Ky projekt financohet nga qeveria gjermane për zhvillim ekonomik, në kuadrin e disa fondeve për COVID-19, dhe po implementohet këtu nga Fondi Shqiptar i zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë Fier dhe GIZ-in në Shqipëri. Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e komuniteti, për dy pika: 1.efektet dhe pasojat e COVID-19 dhe 2. ndryshimet klimatike. Nëpërmjet kësaj iniciative, kemi ndihmuar disa persona duke i dhënë një suport ekonomik për fëmijët e tyre, por edhe nëpërmjet kësaj pune ata po ndihmojnë komunitetin ku jetojnë për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike që janë gjithnjë më prezentë. Kjo iniciativë ka filluar në 2017, në Bashkinë Shkodër, më pas në Fier për te 3 vit radhazi, çdo vit kemi punuar në bashki të reja si ajo Beratit, Elbasan, Tepelenë. Në këtë, mënyrë ne kemi punësuar rreth 650 persona për pastrimin e 350 kilometrave të kanaleve në bashkitë që përmenda.”, menaxheri i projektit GIZ, Gerit Bodinnder.

Në Bashkinë e Fierit, sic theksoi edhe kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, projekti “Punë për Komunitetin”  mundësoi punësimin e rreth 100 personave për pastrimin e 42.9 km kanale kulluese dhe ujitëse në njësitë administrative të Dërmënas, Qendër dhe Levan. Krahas impaktit social, nisma synoi të japë kontribut edhe sa i përket aspektit mjedisor, pasi mundësoi përmirësimin e situatës së kanaleve të kullimit e për rrjedhojë minimizoi efektin nga përmbytjet në tokat bujqësore, si dhe parandalon erozionin e tokës duke shtuar sipërfaqet e pyllëzuara.

“Edhe sivjet jem mbledhur sërish këtu, bashkë me përfaqësusit e GIZ-it për të mbyllur një fazë të këtij projekti “Punë në komuniteti”, të cilin e aplikojmë për 3 vjet radhazi. Janë punësuar rreth 100 punëtorë sezonal, dhe kemi vazhduar pastrimin e kanaleve të dyta dhe treta. Gjithë kjo zonë vazhdimisht sidomos gjatë dimrit ka probleme me përmbytjet dhe sigurisht pastrimi i kanaleve është i rëndësishëm. Kjo është një premisë e mirë që edhe në vitet në vazhdim të vazhdojmë këtë projekt. Ky ka qenë i rëndësishme edhe në aspektin social, ishin punëtor me probleme ekonomike. Impakti që ka pasur në mjedis ka qenë shumë i madh.”, kryetari i Bashkisë Armando Subashi.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?