Kronikë

Nisma sensibilizuese në Ditën Botërore të Mjedisit, INTEGRATED ENERGY pastron Liqenin e Prushit

5 Qershor 2021, 12:41| Përditesimi: 5 Qershor 2021, 12:58

  • Share

Në ditën ndërkombëtare të mjedisit, Shoqëria koncesionare që ushtron aktivitetin në zonën e trajtimit të mbetjeve në Tiranë, Integrated Energy i është përkushtuar pastrimit të një prej zonave më piktoreske dhe më të vizituara të Tiranës: të liqenit të Prushit. Punonjësit e shoqërisë koncesionare IEBV, në bashkëpunim me studentë e pedagogë nga një universitet privat hoqën mbetjet nga bregu, me qëllim sensibilizimin e opinionit mbi mbrojtjen e ambientit.

“Me me kompaninë Integratet Energy kemi pasur dhe bashkëpunime të tjera. Qoftë si sponsor ose mekërkimet shkencore. Kemi dërguar studentë pranë kompanisë për të bërë intershipet, praktikat e punës, kërkimet shkencore, detyrat e kursit, temat e diplomës dhe sot ishte  një tjetër ditë e rëndësishme”, tha pedagogjia, Enkelejda Kucaj.

“Është zgjedhur kjo zonë piktoreske që ju shërben dhe qytetarëve të Tiranës. Falënderojmë kompanisë për të gjithë mundësinë e dhënë”, u shpreh, Rovena Qirici.

Kemi zhvilluar praktikën një mujore pranë inceneratorit. Sot kemi marrë edhe nismën për pastrimin e liqenit që shpresojmë që të na ndihmojë edhe për aktivitete të tjera”, përfundoi studenti, Albi Çulaj

"Kjo iniciativë e përbashkët nisi edhe për ndërgjegjësimin e rinjve dhe të rejave për të mbrojtur mjedisin dhe natyrën. Të gjitha këto mbetje që shikojmë këtu ndotin jo vetëm tokën, liqenet, por kalojnë edhe në lumenj e dete që kthehen në një problem serioz për shëndetin e qytetarëve. Ndaj ti themi stop ndotjes së mjedisit. Të gjitha mbetjet e grumbulluara do të shkojnë për depozitim pranë zonës së trajtimit të mbetjeve", tregoi Administratorja e Integrated Energy, Ariola Kodra.

Integrated Energy, lider në trajtimin e mbetjeve, ushtron aktivitete të tilla jo vetëm sot që është dita ndërkombëtare e mjedisit, por vazhdimisht, prioritet i shoqërisë mbetet mbrojtja e Tokës dhe një mjedis i pastër për të gjithë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?