Politikë

‘Nisma Shqipëria Bëhet’, Lapaj e Shabani koalicion për 11 majin: Krah drejtësisë, nuk bëhemi patericë për asnjë pushtet

28 Shkurt, 13:08| Përditesimi: 28 Shkurt, 15:55

  • Share

TIRANË- Tre parti të vogla janë bërë bashkë në koalicionin ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ për zgjedhjet e 11 majit. Endri Shabani nga ‘Nisma Thurje’, Adriatik Lapaj nga Shqipëria Bëhet’ dhe Mario Malaj nga ‘Lidhja Për Të Drejtat E Punëtorëve Shqiptarë’ nënshkruan koalicionin me premtimin se nuk do të bëhen patericë e asnjë pushtetit të ardhshëm.

Palët garantuan se në zgjedhje do të garojnë me lista të hapura ndërsa Lapaj është përfaqësuesi i koalicionit në KQZ, por drejtimi do të bëhet nga një Këshill Koordinues i përbashkët. Shabani tha për mediat se janë bërë bashkë për t’i dhënë fund tranzicionit dhe se Shqipërinë mund ta bëjnë vetëm të rinjtë.

“Drejtuesi i Koalicionit do jetë Lapaj. Kemi vendosur emrin e koalicionit që do jetë ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ dhe ajo që është më e rëndësishme se fakti se kush po bëhet bashkë edhe pse po bëhen bashkë. Po bëhen bashkë të rinj që ka synim për ti dhënë fund tranzicionit dhe për ti dhënë shpresë Shqipërisë. Për të fuqizuar shtresën e mesme që duan të shohin të ardhmen e tyre këtu, veçanërisht ët rinjtë që për shkak të mënyrës si është qeverisur Shqipëria nuk e shohin të ardhmen në shtëpinë e tyre. Duam ta kthejmë këtë shpresë dhe t’i mbajmë këtu ata të rinj. Ne jemi bërë bashkë se besojmë se Shqipëria bëhet dhe do ta bëjë brezi i ri. Dua ta mbyll me një mesazh për Ramën: Rama në zgjedhjet i fitove me këtë poster, kurrë më pas vetëm para. Ky s’do ti hyjë më në punë s’u duhet më e ka mesazhin gati. Le ta provojë me këtë dhe të shohë se a do ta votojnë shqiptarët kur të shohin se kush është mbrapa dhe kush e çon vendi para”, tha Shabani.

Lapaj tha se po negociojnë edhe me parti të tjera që t’i bashkohen koalicionit, ndërsa afati për regjistrimin mbaron më 3 mars. Lapaj shprehu mbështetjen për drejtësinë dukë thënë se lajtmotivi i gjithë koalicionit do jetë Shqipëria mbi Partinë.

“Po negociojmë ende dhe deri në mbyllje të aftit do ti shtohen dhe subjekte të tjera. Nisma Shqipëria bëhet dhe lajtmotivi i gjithë koalicionit do jetë Shqipëria mbi Partinë. Duam të sjellim konceptin e një atdheu që është mbi subjekte politike. Kjo është në aspektin formal se lidhet me përcaktim e ligjit, ne koalicionin do ta drejtojmë me këshill koordinues të përbashkët. Jemi në krah të drejtësisë dhe do ta mbështesim atë dhe ky është një koalicion që u ofron shqiptarëve një mundësi për të zgjedhur një alterantivë për ndryshimin e Shqipërisë. Ne nuk vëmë baste në tavolinë duke shënuar sa mandate marrim, as nuk blejmë vota siç bëjnë ata, as nuk detyrojmë administratën, ne marrëdhënien e kemi me qytetarët dhe uroj që masiviteti i tyre të jetë aq i madh sa të çahet sistemi dhe më pas të rrëzohet. S’do jemi patericë e asnjë pushteti të ardhshëm.

Ndërsa Pano Soko kërkoi votën e qytetarëve, duke thënë se justifikimi nuk kam kë të votoj nuk vlen më.

Justifikimi nuk kemi kë të votojmë më nuk vlen më. Doni të rinjtë ja ku i keni, mund ta drejtojnë shumë herë më mirë këtë vend, këtu mund të gjeni ministra 20 herë më të mirë se Hoxha e Balla apo Noka. Ja këta janë të rinjtë, të aftë, profesionistë, njerëz që e duan këtë vend dhe që kanë marrë përsipër këtë barrë për të dalë përballë një gogoli politik në këtë vend dhe ti rrinë përballë atij për ta marrë këtë vend në krah e për ta çuar para. Koha kur thoni nuk kemi kë të votojmë ka mbaruar.

Më herët, edhe Dashamir Shehi e Enkelejd Alibeaj zyrtarizuan marrëveshjen.

SI.E./K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albanian: 28/02/2025 22:17

    Nëse Spakun e mbron Votën time meriton

    Përgjigju
  • xoni: 28/02/2025 14:33

    Një gjo është e sigurt ju në zgjedhje NOC RROKUN do të fitoni....

    Përgjigju
  • top: 28/02/2025 13:22

    Bravo, Shabani e meriton voten tone. Bravo cuna :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?