Azmer Duleviç dhe gazetarja Esiona Konomi

Politikë

Nisma Shqipëria bëhet rrezikon t’i marrë një mandat PS në Fier, Duleviç për Report TV: Nëse e fitoj, do t’i përfaqësoj më së miri qytetarët! Vota e Greqisë duhet të numërohet

15 Maj, 15:07| Përditesimi: 15 Maj, 15:16

  • Share

Kandidati i Nisma Shqipëria Bëhet në Fier, Azmer Duleviç thotë se deri më tani janë vetëm 350 vota larg për t'i marrë një mandat PS-së në këtë qark. Në një intervistë për gazetaren e Report TV, Esiona Konomi, ai tha se shpreson që të vazhdojë ky trend dhe të sigurojnë votat e duhura për të marrë mandatin e parë në qark. 

“Na duhen rreth 350 vota për të marrë mandatin e 12 të PS dhe tonin të parin dhe nëse trendi vazhdojnë në 10% sa jemi aktualisht, ne sigurojmë mandatin dhe dalim rreth 75 vota mbi PS dhe marrin ne mandatin. Shpresojmë që të vazhdojë i njëjti trend dhe prandaj po monitorojmë çdo votë sepse çdo votë është e rëndësishme se me pak vota në fund do ndahet se kush e merr mandatin në Fier”, u shpreh ai.

I pyetur për votat e Greqisë, ai tha se duhet të numërohen të gjitha. Duleviç u shpreh se shpreson që të marrë mandatin dhe të përfaqësojë qytetarët në kuvend, të cilët i kanë dhënë votën, pasi siç u shpreh ai, ndryshe nga kandidatët në lista të sigurta, është votuar nga populli dhe jo zgjedhur nga partia. 

Sipas tij, kandidatët e listave të sigurta të partive të tjera nuk i kanë përfaqësuar deri më tani qytetarët, dhe nuk do ta bëjmë edhe për 4 vitet e tjera.

“Mbetet për t’u parë se nuk dimë se çfarë ka brenda. Shpresoj të kemi rezultat. Parregullsi ka pasur me pjesën e DHL, por normalisht duhet të numërohet. Më pas KQZ të dalë me vendim por mendoj se çdo votë duhet të numërohet. Është pak e logjikshme sepse PS ka nxjerrë një mandat me 9400 vota, kurse ne aktualisht me rreth 50 mijë vota që kemi po nxjerrim një mandat.

Duhet të ndryshohet kjo se nuk është përfaqësim i drejtë, qytetarët mbeten të papërfaqësuar. Nuk i kanë marrë në konsideratë qytetarët e lirë, ata që kanë duart me kallot si puna ime, që duan ndryshimin kryesisht punëtorët e ndërtimit, bujqit dhe i kemi dalë nga llogaria si PS dhe PD . Ne kemi marrë votat e njerëzve të lirë që duan ndryshimin në Fier dhe shpresoj që do të jem zëri i tyre dhe do t’i përfaqësoj më së miri. Ata kur nuk kanë folur për 4 vitet e kaluara, jam i sigurt që edhe për 4 vite s’do të thonë asnjë fjalë se janë në lista të vendosur nga kryetarët kurse unë dhe ekipi jemi në lista të hapura. Nëse e marr mandatin e marr si i votuar nga qytetarët dhe jo i vendosur nga kryetari i partisë.”, u shpreh ai.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?