Nisma Thurje çel fushatën zgjedhore për Këshillin Bashkiak: Do kërkojmë uljen e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë

18 Prill 2023, 09:27| Përditesimi: 18 Prill 2023, 09:53

  • Share

Nisma Thurje ka çelur fushatën zgjedhore për Këshillin Bashkiak. Kryetari i Nismës, Endrit Shabani tha se synojnë që në zgjedhjet e 14 majit të largojnë klasën politike 33 vjeçare, për të cilët thotë se e kanë sjellë vendin në pikën ku të rinjtë nuk e shohin më të ardhmen në vendin e tyre.

Ai prezantoi kandidatët e Nismës Thurje për Këshillat Bashkiak, të cilët tha se kanë moshën më të re nga të gjitha subjektet politike garuese në këto zgjedhje.

Gjithashtu, Pano Soko shpjegoi programin e Nismës Thurje këto zgjedhje duke shpjeguar nevojën që ka Tirana për të patur një transport publik dhe i vuri theksin anulimit të koncesioneve për urbanët. Ai shpjegoi se synimi i Nismës Thurje është që duke shkuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës, të kërkojë uljen e çmimit të ujit të pijshëm, si dhe të hetojë se çfarë është bërë me paratë që u mblodhën për të siguruar 24 orë ujë pa ndërprerje.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?