Rudina Hajdari dhe aktivistë të Nismës 'Thurje'

Nuk u hapën listat! Anëtarët e Nismës ‘Thurje’: S’ka parti me Rudinën! Hajdari: Nuk ka tërheqje nga projekti

6 Tetor 2020, 12:17| Përditesimi: 6 Tetor 2020, 16:44

  • Share

TIRANË- Nisma Thurje ka përjashtuar Rudina Hajdarin nga projekti për krijimin e një partie të re. Pjesëtar i “Nismës”, Pano Soko dhe Endri Shabani konfirmuan për Report Tv ndërprerjen e bashkëpunimit me Rudina Hajdarin. Sipas Sakos bashkëpunimi kishte bazën te listat e hapura, por kjo gjë nuk u realizua dhe për këtë arsye Nisma Thurje nuk do të bashkëpunojë më Rudina Hajdarin për partinë e re. I kontaktuar nga Report Tv, edhe Endri Shabani tha se mos votimin kundër i Rudina Hajdari ka ngjallur pakënaqësi të madhe duke ndërprerë bashkëpunimin me të.

Ndërkohë Rudina Hajdari e kontaktuar nga Report Tv tha se nuk është në dijeni të ketë tërheqje nga projekti. Ndërsa nuk nguroi të shprehej e kënaqur që projekti ngjall debat në shoqëri, si një tregues që po lind diçka e shëndetshme.

"Lëvizja e re që po krijojmë quhet Nisma dhe pjesë e saj janë edhe aktivistë të Nismës Thurje, por jo vetëm. Jemi një grupim i larmishëm profesionistësh e qytetarësh, të cilët po kërkojmë ndryshim. Nuk e kam ndjekur deklaratën e Panos, por nga komunikimet që kam patur me drejtues të Thurjes, nuk di të ketë tërheqje nga projekti. Më vjen mirë që ajo që po bëjmë ka kaq shumë interes dhe ngjall kaq shumë debat në shoqëri. Ky është tregues se po lind diçka e shëndetshme", tha Hajdari për Report Tv.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/10/2020 01:56

    Rudina do te ishte me mire te dilje e pavarur.Ka plot shqipetare qe kane respect,besim per ju dhe vleresojne aftesite tuaja./Thurja/ thjesht deshi t'ju shfrytezonte si capital per emrin.Mendoj se keni Akoma rruge te gjate perpara ne politiken shqiptare qe eshte nje politike rruge,turko-bizantine,e korruptuar,pra shume larg nga politika dhe menyra amerikane dhe perendimore e te menduarit me te cilen ju jeni rritur e edukuar.

    Përgjigju
  • nino: 06/10/2020 17:53

    KETA JANE THURJE APO CTHURJE....

    Përgjigju
  • edi: 06/10/2020 16:31

    merre kete lesh koke dhe hidhe ne pragun e nenes hajdute Bravo Nisma

    Përgjigju
  • Kacidhe: 06/10/2020 15:00

    Shko moj bija e mamit simbol i korrupsionit dhe babit kontrabandist trafikant dhe vrasrs

    Përgjigju
  • Rudi: 06/10/2020 12:49

    Te linde dicka e shendetshme me ty Rudina,vajza e Fatmira Hajdarit qe ka rrjepur shqiptaret e qe u shkarkua me turp nga vetingu per milionat e vjedhura???????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?