Nisma Thurje: Të thyejmë sërish bustet e atyre që duan ta mbajnë Shqipërinë peng

12 Maj 2023, 12:53| Përditesimi: 12 Maj 2023, 12:56

  • Share

Nisma Thurje organizoi një takim me banorët e kombinatit. Kryetari i Nismës Thurje, i cili kryeson edhe listën për Këshillin Bashkiak, u shpreh se në thelb beteja politike e Nismës është një betejë mes brezave, por është edhe një betejë për padrejtësinë që i është bërë brezit të shkuar.

Nisma Thurje mbylli fushatën zgjedhore, në një event ku u dhanë mesazhe për ndryshimin e klasës politike në vend dhe për nevojën që Tirana dhe e gjithë Shqipëria të dalë nga stanjacioni tridhjetëvjeçar. Fokusi i aktivitetit ishin historitë e qytetarëve të Tiranës, të cilët vuajnë pabarazinë në rritje dhe mungesën e një opozite në Këshillin Bashkiak. Në këto zgjedhje Nisma Thurje kandidon vetëm për Këshillat Bashkiak, dhe kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shabani, u zotua se nga java tjetër ata do të çojnë në Këshillin bashkiak atë zë opozitar që ata deri më sot e kanë treguar në SPAK apo në sheshe.

“Ka ardhur koha për të thyer sërish bustet e atyre që duan ta mbajnë Shqipërinë dhe nga java tjetër ne do tu tregojmë se si bëhet, duke nxjerrë në pension këtë klasë politike, dhe duke nisur rrugën e një transformimi të plotë. Sepse një Tiranë krejt ndryshe është plotësisht e mundur dhe ne do ta bëjmë realitet”, u shpreh  kryetari i Nisma Thurje, Endrit Shabani.

Kandidati tjetër për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Pano Soko u shpreh se beteja e tyre do jetë për të mbrojtur taksat e qytetarëve të Tiranës, dhe se duke luftuar me ata që fusin duart në buxhetin e qytetit, ne do kemi mundësinë të ndërtojmë një Tiranë evropiane, siç e meritojmë.

“Ne ndodhemi në mes të Evropës, dhe duhet të bëhemi si gjithë pjesa tjetër e Evropës. Ky është misioni që ne i kemi vënë vetes, dhe nis tani, por do vazhdojë edhe në 2025-ën, edhe në 2027-ën”, tha ai


Lajmi kryesor:

'Vendoret'/ Sot dita e fundit e fushatës, Sako: Brenda vitit, në Durrës mbyllet ndërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti! Boçi: Situata në Elbasan do ndryshojë


M.T/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?