Një makinë tip "Nissan" është bllokuar ditën e sotme në doganën e Kakavijës pasi rezultonte i grabitur në Romë disa javë më parë.
Drejtuesi i makinës, një shtetas italian me iniciale A. B. donte të hynte në territorin shqiptar nga Greqia. 37-vjeçari nga Napoli i Italisë po hetohet në gjendje të lirë nga policia e Gjirokastrës gjatë procedurave për zbardhjen e çështjes.
Komento