Debatet në shtëpinë e Big Brother VIP nuk mungojnë edhe në këto ditë të fundit. Në një moment, Nita po fliste për Luizin, i cili tha se po përpiqet qëllimisht që ta “ulë”, duke risjellë situata në shtëpi që asaj nuk i pëlqejnë.
Efi i është përgjigjur se nuk do të mungojnë të vërtetat, sido që të jetë situata.
Pjesë nga biseda:
Nita: Ej o çika, ndoshta sot është nata ime e fundit! Gjithsesi, nuk po më pëlqen që Luizi po mi përmend gjithë këto sene, në fund të gjithë të kësaj sot mbase është nata ime e fundit. Dhe s’është hiç nata për me pas një debat, a me kundërshtu, pavarësisht nëse kam dalë apo jo nga vetja.
Efi: Po, pse ti mund të mundohesh deri në minutë të fundit.
Nita: Unë nuk jam pishman për çfarëdo gjëje që ka ndodhë..
Efi: Nuk i ka interesu ndonjërën atij, nëse është dita jote e parë apo e fundit.
Nita: S’po më intereson ça po thotë ai, po komentet tjera po pasojnë…
Efi: Po tani të vërtetat ne do të t’i themi.
Nita: Po, po mi keni thënë disa herë.