Nita Latifi

Nita tregon arsyen pse e ndërpreu agjërimin në shtëpinë e BBVA

13 Prill 2023, 18:16| Përditesimi: 13 Prill 2023, 18:18

  • Share

Këngëtarja shqiptare, Nita Latifi, është aktualisht e vetmja konkurrente nga Kosova në formatin e shumë shikuar Big Brother VIP Albania.

Ajo ka qenë ndër të paktat banore të shtëpisë e cila nisi të agjëronte në muajin shenjtë të Ramazanit.

Mirëpo për shkaqe shëndetësore, ajo duket se është detyruar që ta ndërpresë agjërimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë një bisede me banoren tjetër të shtëpisë, këngëtarja tha se u sëmurë dhe më pas kishte probleme me barkun, por arsye tjetër ishte edhe se hante iftar e vetme, duke u veçuar nga të gjithë banorët e tjerë që hanin bashkarisht në një orar tjetër.

Ndërkohë, si për të shprehur mbështetjen e saj, Efi i ka thënë se tani e tutje nëse dëshiron mund të agjërojnë së bashku.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?