Niveli i futbollit shqiptar lë për të dëshiruar, Vllaznia dhe Tirana i thonë lamtumirë Evropës! Shtatë klube në garë

19 Korrik, 08:49| Përditesimi: 19 Korrik, 12:55

  • Share

Kupat e Evropës zhvilluan turin e parë kualifikues, teksa skuadrat shqiptare nuk u treguan të sakta dhe lanë për të dëshiruar. Fakt është se Tirana, Vllaznia, Shkëndija apo edhe Malisheva i kanë dhënë lamtumirën Evropës, ndërsa pjesa tjetër do garojnë në turin e dytë të Conference League.

Egnatia nuk ia doli ndaj Banja Luka të Bosnjës dhe u eliminua nga Champions League, teksa të njëjtin fat patën edhe Tirana me Vllazninë. Nëse Egnatia do vijojë garën në turin e dytë të Conference League, Tirana dhe Vllaznia janë jashtë Evropës. Partizani ia doli të kalonte maltezët e Marsaxlokk dhe do vijojë garën në Conference League.

Ndërkohë nga turi i parë i Champions janë eliminuar edhe kampionët shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Struga, kampionët e Kosovës, Ballkani, apo edhe ata të Malit të Zi, Decici i Tuzit.

Edhe Llapi me Dritën do vijojnë garën në turin e dytë të Conference League. Ndërkohë që janë shtatë skuadra shqiptare që kanë mbetur në garë, ku më poshtë gjeni edhe rivalët. Ndeshjet e para të turit të dytë të Conference League luhen më 25 korrik dhe ato të kthimit më1 gusht.

Ndeshjet:

Vikingur Reykiavik - Egnatia

Iberia 1999 (Saburtalo) - Partizani

Ballkani - Hamrun Spartans

Struga - Pjunik Yerevan

Brondbi - Llapi

Breidablik - Drita

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?