Ekonomi

Niveli më i ulët historik i kredisë së keqe në vend, zbret në 7.1%! Banka e Shqipërisë: Rritet aktiviteti i bizneseve, po kthejnë kreditë

10 Gusht 2021, 19:08| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 19:15

  • Share

Pas një viti të vështirë fuqia që kanë bizneset për të paguar borxhet është rritur. Kjo dëshmohet nga të dhënat mbi kreditë me probleme të publikuara këtë të martë nga Banka e Shqipërisë.

Huatë me probleme në muajin qershor zbritën në 7.12% nga 7.80% që ishin në muajin maj. Nga 624,4 miliardë lekë që është totali i kredisë së dhënë për ekonominë deri në qershor, rreth 44.3 miliardë lekë janë kredi me probleme.

Kjo ulje e kredisë së keqe sipas bankës së Shqipërisë ka ardhur si pasojë e përmirësimit të bilanceve të bizneseve, por nga ana tjetër të gjithë sektorët kanë rritur pritshmëritë për situatën ekonomike.

“Në këtë kontekst, një rol të rëndësishëm kanë luajtur dhe bilancet në përmirësim të bizneseve shqiptare, të cilat janë pasqyruar në rënien në nivelin 7.1% të raportit të kredive me probleme në muajin qershor”, u shpreh guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në konferencën e 4 gushtit.

Kreditë me probleme janë ulur në nivelin historik që nga viti 2014 kur ati ishin mbi 24%. Ndërkohë krahasuar me vitin e kaluar ku këstet e kredisë për shumë klientë bankar ishin shtyrë kredia e keqe është reduktuar me 0.97%, pasi në qershor të 2020 huatë me probleme ishin 8.09%.

Kjo ulje e kredive me probleme, ‘rrëzon’ edhe parashikimet e bëra nga ekspertët e bankës qendrore që kreditë me probleme do të rriteshin këtë vit si pasojë e situatës së vështirë që diktoi pandemia, por që u shmang nga masat e ndërmarra si dhe nga heqja e kufizimeve.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?