Ekonomi

Niveli më i ulët historik/ Kredia e keqe zbret në 6.49%, Banka e Shqipërisë: Përmirësim i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritje e fuqisë paguese

11 Nëntor 2021, 10:24| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 13:55

  • Share

Përmirësimi i ekonomisë së vendit gjatë këtij viti është reflektuar edhe tek bizneset, të cilat e kanë pasur më të lehtë të paguajnë borxhet çka ka ndikuar edhe në uljen në nivel historik të kredive me probleme. Sipas të dhënat e Bankës së Shqipërisë në muajin shtator kreditë e këqija zbritën në 6.49% që është niveli më i ulët që prej vitit 2008.

Kredia me probleme ka rënë edhe në raport me muajin gusht kur niveli ishte 6.9%. Ndërkohë në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar huaja e keqe ka pësuar një rënie me 1.81%, pasi vjet ky nivel ishte 8.30%.

Sipas të dhënave nga 636,8 miliardë lekë që është totali i kredisë së dhënë për ekonominë deri në shtator të këtij viti, rreth 41.3 miliardë lekë janë kredi me probleme, nga 49.385 miliardë lekë që ishte në të njëjtin muaj në vitin 2020.

Banka qendrore thotë se masat e ndërmarra gjatë pandemisë për të shtyrë këstet e kredisë, për të ndryshuar kontratat me klientët si dhe ulja e normave të interesit ka pasur ndikim pozitiv për të nxjerrë nga vështirësitë financiare të mundshme.

Në fillim të pandemisë COVID-19, ekspertët e bankës së Shqipërisë prisnin që kreditë e këqija të rriteshin deri në 10%, por që një rritje e tillë nuk u shkaktua, pasi edhe rënia ekonomike ishte më e ulët që parashikimet fillestare.

(Kliko këtu për të lexuar raportin)

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?