VIDEO/ Një vit bardheblu, Abazaj rrëfehet për Report TV: Partizani s’e meritoi titullin, formula e re na përgjumi

16 Janar, 14:12| Përditesimi: 16 Janar, 14:18

  • Share

Kristal Abazaj është një nga futbollistët më të aktivizuar te Tirana këtë sezon, teksa 27-vjeçari tashmë ka lënë pas periudhën e vështirë me dëmtimet që kaloi. Në dhjetor ai mbushi 1 vit si bardheblu, ndërsa në intervistën për Report TV tregoi pengun që ka gjatë kësaj periudhe.

“Deri diku mund të them se ka qenë një vit pozitiv. Sezonin e kaluar besoj e panë të gjithë se çfarë ndodhi. Shkoi si shkoi dhe Partizani u shpall kampion,”-deklaroi Abazaj.

Pas disa ulje-ngritjeve Tirana ka siguruar fitore dy fitore në dy ndeshjet e fundit, por sërish ka mbetur 11 pikë larg Egnatias kryesuese në Superligë.

“Egnatia ka një ekip cilësor. Nuk është rastësisht në vendin e parë, por Tirana ëshë Tirana dhe kur futet në fushë do maksimumin në çdo ndeshje. Kampionati është i gjatë dhe do ketë surpriza,”-u shpreh Abazaj.

Si shumë aktorë të tjerë të futbollit në vendin tonë edhe Abazaj e pranon se ndryshimi i formulës me ‘final-four’ në fund të kampionatit ka zbehur garën.

“Ky kampionat na dha një lloj përgjumje të lehtë, pasi shumica e lojtarëve ndoshta e menduan si unë ‘hajd se ekipin e kemi dhe vendet e para do ti sigurojmë’. Besoj se deri diku ka ndikuar për ne,”-tha ai.

Sulmuesi, dikur pjesë e kombëtares, shpreson që një ditë të vishet sërish kuqezi, por e pranon se është shumë e vështirë.

“Unë ekipin kombëtar e kam kapur kur luaja te Luftëtarin në 2019, por për momentin kombëtaren e shoh shumë të vështirë, pasi futbollistët të cilët janë aty kanë arritur të kualifikohen në kampionatin Europian. I uroj më të mirat dhe pse jo uroj që një ditë ta provoj përsëri,”-tha ai.

Këtë sezon me Tiranën Kristal Abazaj ka realizuar dy gola dhe ka dhënë dy asiste.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jari: 16/01/2024 14:46

    Po sipas këtij futbollisti kush e meriton, Refik Halili që mori lekët Ballësh për barazimin e ky lodhet kot, ik e pyete Fikun sa lek i dha Ballshi për barazimin e pastaj dil e Llomotit, hajvan lojtar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?