TROPOJË- Një 29 vjeçar ka humbur jetën gjatë orarit të punës. Ditën e djeshme i riu me iniciale A. K., ka shkuar në spitalin e qytetit Bajram Curri pa shenja jete. Gjatë kohës që 29 vjeçari ka qenë duke rregulluar një makineri, aksidentalisht ka gjetur vdekjen.
Për këtë arsye, policia e Tropojës ka arrestuar 48 vjeçarin me iniciale Sh. M., pronar i një biznesi inertesh në fshatin Bujan.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".
Komento