Hyrja e spitalit të urgjencës në Girona Spanjë

Një 30-vjeçar shqiptar i vrarë në Spanjë, u braktis para spitalit i gjakosur dhe me plagë në bark!

25 Prill 2023, 11:56| Përditesimi: 25 Prill 2023, 11:58

  • Share

Një shqiptar rreth moshës 30-vjeç është vrarë në Spanjë. I riu u u braktis të dielën në dyert e urgjencës së spitalit të qytetit të Girona me një plagë me thikë në bark dhe në arrest kardiorespirator. Mediat spanjolle shkruajnë se është arritur të identifikohet viktima. Në momentin e braktisjes ai ka qenë pa dokumente. Por autoritetet pasi kanë kontrolluar targën e makinës me të cilën ka mbërritur viktima përmes kamerave të vëzhgimit të qendrës, kanë gjetur drejtuesin e saj. Tani ata po përpiqen të rindërtojnë orët e tij të fundit të jetës për të zbuluar se kush e vrau.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të së dielës, kur një automjet ka ndaluar në derën e emergjencës së qendrës. Me të parë atë, një infermiere dhe një mjek nga shërbimi ndihmuan për të nxjerrë nga makina një burrë i cili kishte një plagë me thikë në bark dhe ishte në arrest kardiorespirator. Makina u largua shpejt nga vendi.

Për 45 minuta mjekët  u përpoqën ta rikthenin në jetë 30-vjeccarin shqiptar por pa fat.

Hetuesit kanë analizuar përmbajtjen e kamerave të video survejimit të spitalit së bashku me personelin e sigurisë në përpjekje për të parë targën e mjetit që la viktimën në urgjencë dhe u largua. Ata morën një deklaratë edhe nga punonjësit e shëndetësisë që e trajtuan atë.

Pronari i mjetit që la shqiptarin në derën e spitalit ishte një tjetër shtetas me origjinë shqiptare me banim midis rajonit Maresme dhe La Selva. Mëngjesin e kësaj të hëne, atij iu mor një deklaratë në stacionin e policisë Vista Alegre në Girona. Falë kësaj deklarate, agjentët kanë zbuluar se edhe viktima, ashtu si drejtuesi i mjetit, ishte me origjinë shqiptare dhe rreth 30 vjeç.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?