Një 33-vjeçar nga lagjia "Uznovë" në Berat rezulton i zhdukur prej 10 ditësh nga banesa e tij dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë komunikim me familjen.
Sokol Ago mësohet se ka dalë nga shtëpia e tij mesditën e 18 shkurtit dhe që prej asaj dite familjarët nuk e kanë parë më dhe nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tij. Mësohet se mesditën e sotme në Drejtorinë Vendore të Policisë së Beratit ka ardhur nëna e tij, 63-vjeçarja Hajrie Ago,e cila ka denoncuar zhdukjen e djalit dhe ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij.
Gjatë kryerjes së denoncimit ajo ka dhënë edhe të dhënat fizike të djalit dhe mënyrën e veshjes së tij ditën e largimit nga banesa.33-vjeçari është 1.70 i gjatë, me sy kafe dhe ditën e 18 shkurtit sipas nënës kishte veshur një palë pantallona xhins ngjyrë blu, një xhup të zi lëkure dhe këpucë të zeza, ndërkohë që celularin e kishte lënë në shtëpi.
jame sokol ago dolleme ne dubaje me nusene ati policite qe me ka shpallure te ubure gje nusene skame una faje se erlli nusja jote me mua o shefe ti je shefe pere njerzite una jame shefe pere grate e policve
Përgjigjuuna jame me pushime ne dubaje jenim ne terzi po ai polici beerati i ka ike gruaja dhe kame una me vete dhe me ka vene mua si kure kame ubure respekte nga sokol ago
Përgjigju