Në fshatin Poshnje në Dimal u plagos mbrëmë Iliaz Ismailaj, 33-vjeçar. Ai sapo ishte kthyer nga Anglia. Mëngjesin sotëm policia ka bërë me dije se ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranga 2 prej autorëve. Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë, të dyshuar si bashkëautorë.
Nga uniformat blu janë vënë në pranga Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj.
"Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor për zbulimin dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi I.I., 33 vjeç, bazuar në veprimet hetimore për të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe në provat e grumbulluara, u bë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Berat dhe Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim edhe me DVP Fier bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të dy prej autorëve të dyshuar të ngjarjes: Ata janë, shtetasit A.Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Rroskovec dhe A.F., 32 vjeç., banues në fshatin Otllak, Berat. Në vijim të veprimeve hetimore janë identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe bashkëautorët e tjerë të kësaj ngjarje, shtetasit: F.Sh., 30 vjeç, I.N., 48 vjeç, M.H., 33 vjeç dhe N.T., 32 vjeç. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale "Vrasje me dashje", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim", ka njoftuar policia e Beratit.
Kujtojmë se ngjarja mbrëmë ndodhi rreth orës 18:00. U plagos me armë zjarri pistoletë, 33 vjeçari, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Fshatarë!
PërgjigjuPo per ata qe vriten ne mes qytetit ke gje per te thene?apo dhe ata kane ndonje kusheri te trete a te katert fshatar dhe aty esht faji? o te qr esht mentaliteti i me nder shqiptareve qe per nje shikim shtrember marin armet e vriten.o kafsha ik ne pyll e lene internetin se nuk esht per....tamam per ty o kafsha.esht per njerez te civilizuar e jo per ty e rracen e m.tit qe ke ti