Pika e kalimit kufitar në Kakavijë

Ishte me COVID dhe tentoi të kalojë kufirin, gjobitet me 7 milion lekë dhe procedohet një 63-vjeçar

30 Nëntor 2020, 14:13| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 14:18

  • Share

Një 63-vjeçar nga Vlora është pikasur sot nga autoritetet në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë teksa tentoi të kalojë për në Greqi edhe pse ishte me COVID.

"Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve  shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë". Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M. G, 63 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.

Gjithashtu,  këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000  lekë", thuhet në njoftimin e policisë.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve, kur shqiptarët mundohen të kalojnë për në Greqi edhe pse të infektuar me koronavirus.

Të premten, një 65-vjeçar i infektuar me COVID-19 ka tentuar që të kalojë kufirin në Greqi, por ai është pikasur nga autoritet mjekësore në doganë. Për pasojë, edhe ky i fundit është gjobitur me 700 mijë lekë si edhe është venë në hetim.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?