Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në Berlin dhe ndër të tjera mbrojti nivelin C1 të gjuhës gjermane.
A e dini pse e mësoi gjermanishten në nivel shumë të lartë?
Sepse ai duhej të komunikonte me turistët gjermanë që pushonin në hotelet e prindërve të tij në Itali.
Matteo kishte tre vite që bënte trajnime dhe studime për turizëmin.
Familja e tij kishte 70 vjet që investonin në industrinë e turizmit dhe zotëronin pesë hotele në veri të Italisë (Riva del Garda, Jesolo, Venecia).
Matteo kishte pasion për bioteknologjinë, por prindërit dhe gjyshi i tij kishin insistuar që ai të shkollonte dhe të trajnohej për turizëm, që të trashëgonte biznesin familjar.
- M’u kujtua kjo histori kur dëgjova çmenduritë e operatorëve turistikë shqiptarë, që ankohen pse nuk kemi turizëm elitar, por të huajt vijnë me bukë me vete.
- M’u kujtuan pronarët e hoteleve në Shqipëri, të cilët, sapo bëjnë lekët e para të sezonit, blejnë dy Range Rover: një për djalin dhe tjetrën për dashnoren.
- M’u kujtua Janaqi nga Piqerasi, që s’kishte zbritur kurrë në Tiranë, por tallej me turistët gjermanë që “nuk dinë të hanë”.
- M’u kujtua Thimaqi nga Dhërmiu, që nuk guxon ti hysh në lokal nga muzika e lartë që të çan daullen e veshit.
- M’u kujtua Taqi dhe Raqi nga Himara, që kishin shitur hashash dhe me ato lekë hapën një hotel, por për të kursyer paratë e arkitektit, projektin e bënë me laps mbi mbulesën e tavolinës.
- M’u kujtua Kiço nga Jala, që i trefishonte çmimet sapo i vinin klientë kosovarë, sepse donte vetëm turistë “elitarë”, ndonse babai i tij kishte qenë karrocier i plahrave të fshatit.
- M’u kujtua Kokëdhima që u hodh mbi xhamin e makinës së turistëve spanjollë, sepse nuk paguanin 600 euro për një peshk të qelbur.
- Mu kujtua edhe Fiqo debili nga Ksamili që rrahu një turist nga Tetova sepse ishte ulur mbi peshqir në breg por ky donte ta ulte me zorr në shezllon 50 euro
- M’u kujtuan fëmijët e oligarkëve X apo Y, që çdo mbrëmje zihen me grushta në diskotekat e Palasës.
Miku im Matteo kishte katër breza trashëgimi në biznesin turistik, por prindërit e tij kishin vendosur që ai të studionte tre vite në Gjermani, që djali i tyre të kishte një vizion të qartë mbi tipologjinë e turistëve gjermanë – të cilët ishin klientët kryesorë të hoteleve të tyre.
Thjesht m’u kujtua dhe mendova se Shqipëria vërtet ka nevojë për një Akademi — jo për barinjtë e dhive, por për “barinjtë” e hoteleve me pesë yje, që ankohen pse nuk kanë turizëm elitar në bizneset e tyre që i menaxhojnë si lopçarë.
Komente

Mese i vertete ky shkrim qe fshikullon njerezit qe nuk dine te japin sherbim ne turizem.Keto modele qe shemtojne çdo dite vendin tone dhe behen pengese per njerezit qe bejne te pamunuren per t'i dhene turistit sherbimin e merituar dhe per te terhequr sa me shume te jete e mundur turiste ne Shqiperi. BRAVO!!!!!
PërgjigjuRealisti i pameshirshem,/hithra/qe djeg e pervelon,i madhi Kreshnik Spahiu!!
PërgjigjuPse eshte me mire te dish dhe te kulturohesh se te kesh? Sepse kur i ke ato dy te parat do kesh me shekuj kurse kur vetem ke dhe i ke bere me (hajt te kapim cte kapim se neser si dihet) atehere normal do ndertohet nje shoqeri rrumpalle halabakesh si e Shqiperise dhe do kesh per nje fare kohe por sdo kesh kurre “cilesi”jete dhe si individ por dhe si shoqeri
PërgjigjuShum i sakte i gjethe pershkrimi dhe formulimet e perdorura! Pasqyrim i realitetit te diesem per fatkeqesisht edhe i realitetit te sotem.
PërgjigjuTe gjitha qendrojne ! Asgje nuk kundershtoj dot,vetem se mund te rendis edhe shume "dukuri" te tjera !! Shikojme dhe degjojme perfaqesuesit e egzekutivit,qe tere kohen "servirin" dhe "ushqejne" opinioni me shifra "marramendese",per qindra mijera dhe miliona vizitore,por askurre nuk "ndjekin" problemet qe ka,PASTERTIA,mbi te gjitha ....... Mund te jesh i varfer,por nuk te lejohet te jesh i PA PASTER ! Bile shpesh PIS ! Tironci
Përgjigju