Pamjet e postuara nga Kryeministri Edi Rama

Kronikë

Një alternativë ku të kaloni fundjavën, Rama poston pamje nga bregdeti i Durrësit: Nga shtigjet natyrore në plazhet shkëmbore

30 Korrik 2021, 19:23| Përditesimi: 30 Korrik 2021, 19:25

  • Share

Nëse ende nuk keni vendosur se ku të kaloni fundjavën, kryeministri Edi Rama iu sugjeron bregdetin e Durrësit. Me këngën në sfond 'Waves' dhe me pamjet mbresëlënëse që vijnë nga i gjithë rrugëtimi Currila - Porto Romano - Marina Ushtarake, Rama uron një pasdite të këndëshme.

Ndër të tjera kryeministri bën me dije se ky rrugëtim ka një gjatësi prej 11 km dhe të ofron mundësi edhe për hiking. Ndërkaq, vizituesit mund të shijojnë bukuritë natyrore e jo vetëm, mund të ndalojnë edh ene plazhet ranore e shkëmbore.

"Pasdite të këndshme nga peizazhi që ofron rrugëtimi Currila - Porto Romano - Marina Ushtarake në një itinerar me gjatësi 11km, ngjitje/hiking, mes shtigjeve natyrore, me pisha e tarraca ullishtesh deri në kalanë e Hidrovotit, gjatë rrugëtimit nuk mungojnë edhe plazhet me sipërfaqe të vogla ranore dhe shkëmbore", shkruan Rama.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 30/07/2021 17:30

    Nga shtigjet natyrore, në plazhet shkëmbore e me rrugë gurore.. Sikur të bënit dhe ato 10-20 km rrugë asfalt do ishte shumë më mirë!

    Përgjigju
    • Cimiterra: 30/07/2021 20:17

      Prit ta blejn nai politikan osé nai shok politikani qe do boj kompleks vilash, pastaj bohet rruga. Ka hall se ngrihet cmimi tokes pastaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?