Një anije ekologjike për të mbledhur mbetjet plastike në liqenin e Fierzës! E sollën gjermanët dhe do qendrojë dy vite!

29 Maj, 16:53| Përditesimi: 29 Maj, 18:38

  • Share

Pastrimi i liqenit të Fierzës është vënë në rrugën e zgjidhjes. Ne Kukes ka mberritur nje anije ekologjike e destinuar per pastrimin e mbetjeve në siperfaqet ujore. Dy kapitene kanë ardhur nga Sllovakia për të kryer këtë proces pastrimi që bëhet për herë të parë në vendin tonë. Pas grumbullimit, ndahen mbetjet e riciklueshme dhe pjesa tjeter dergohet ne vendepozitim.

Kapiteni i anijes Ondrej Vanek shprehet se “procesi i pastrimit të liqenit përbëhet nga dy pjesë.  Pjesa e parë është mbledhja e mbeturinave lundruese nga varka jonë.  Kur anija është plot, ne shkarkojmë ngarkesën në një kamion dhe mbeturinat merren për ndarje të mëvonshme. Unë kam 5 vjet që punoj me “Everwave”. Ne kemi tre anije.  Njëri punon në Tajvan, i dyti në Kamboxhia dhe i treti në Ballkan”.

Pjesa me e madhe e plastikes vjen nga dy burimet kryesore qe furnizojne liqenin, Drini i Bardhe nga Kosova dhe Drini i Zi nga Maqedonia e veriut, ndaj dhe projekti i pastrimit shtrihet dhe ne shtetet fqinje. Anija do te qendroje per nje periudhe dy vjecare ne Kukës dhe është financim i qeverise gjermane me vlere 180 mije euro që zbatohet nga shoqata gjermane “everwave”.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 30/05/2024 07:22

    Or tej, ato qe ke hedhur per 30 e kusur vjet ne liqen nuk mund te pastrohen me duar prandaj mos fol kot, apo sju rrihet po s'hodhet helmin. Kini kujdes mos helmoheni me helmin tuaj!!

    Përgjigju
  • Iris: 30/05/2024 00:30

    Tani qe e pate si funksionon,blini anijen tuaj,se ky eshte nje problem i vazhdueshem,nuk zgjidhet me dy vjet sa do pastroje kjo anije.Per me teper beheni per seder, dinjitet kombetar sepse eshte turp qe te vijne te huajt e te pastrojne pleherat tona! S'ka pse gjermanet te shpenzojne parate e tyre qe nuk rriten ne peme e qe si kane te teperta per pastrimin e pislleqeve tona!

    Përgjigju
  • Or tej: 29/05/2024 17:43

    Edhe nje cope liqen nuk kemi ne gjendje ta pastrojme vete por duhet te vijne te huajt e ta bejne or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?