Rovena Voda

Kronikë

‘Një arkë me peshk, 2 mijë euro dhe një celular për një vend pune në ministrinë e Brendshme', lihet në arrest shtëpie Florida Beu

10 Gusht 2021, 16:35| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 16:39

  • Share

Florida Beu do të vijojë të mbetet në arrest shtëpie për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të pa ligjshëm” tek funksionarët publik. Vendimi është lënë në fuqi sot nga Apeli i GJKKO.

Beu është në hetim në të njëjtën dosje me ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda, e cila nëpërmjet ryshfetit, do ndikonte për të siguruar një vend pune në shtet. Mbi Beun rëndon akuza e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.”

Nga hetimet e kryera nga SPAK, nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes. Sipas dosjes hetimore Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren. Mes tyre zhvillohen një mori bisedash në lidhje me temën në fjalë, të cilat ndodhen në dosjen e SPAK. Por edhe pse Florida Beu aplikoi në disa vende në ministri nuk arriti që të fitonte.

Marrja e eurove dhe të mira materiale janë filmuar, përgjuar dhe fotografuar nga SPAK, ndërsa ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh. Kurse, avokatja Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren, duke shfrytëzuar edhe lidhjen shoqërore që ka pasur me të.

Komento

Komente

  • ore derdimene....: 10/08/2021 17:12

    Ne pritshim qe ta denonit te pakten me 25 vjet heqje lirie dhe konfiskim te te gjithe pasurise deri tek macja e fshireset e kembeve para deres se shtepise, e ju vazhdoni te na çani derrasa e te mbushni lajmet me keto humbameno te mbaruar hajdute e kriminele...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?